E Diel, 1 Nëntor 2026

Lumturimi i Papa Gjon Palit të II, Topi niset drejt Vatikanit

Kreu i shtetit Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, me ftesë të Selisë së Shenjtë të Shtetit të Vatikanit, u nisën sot drejt Italisë për të marrë pjesë në ceremoninë e shenjtë të Lumturimit të Papës Gjon Pali II, e cila do të mbahet në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Romë.
 

Në meshën solemne, që pritet të zhvillohet me këtë rast, do të jenë të pranishëm mjaft personalitete të larta të Papatit të Vatikanit, drejtues e përfaqësues të lartë të shtetit italian, kryetarë shtetesh të vendeve evropiane e botërore, dhjetëra e mijëra pelegrinë, besimtarë e bashkëatdhetarë polakë, e qytetarë të tjerë nga mbarë bota.

Ditën e dielë paradite, më 1 maj 2011, Kisha Katolike e Vatikanit do të zhvillojë ceremoninë e Lumturimit të Papës Gjon Pali II, nëpërmjet meshës madhështore që do të drejtohet Papa Benedikti i XVI. Ky lumturim vjen pasi Selia e Shenjtë vërtetoi se Papa Gjon Pali ka kryer të paktën një mrekulli. Me dekretin e miratuar nga Papa Benedikti XVI, procesi i Lumturimit apo shpallja e Papës Gjon Pali II “i bekuar” shënoi një hap vendimtar drejt shenjtërimit të tij.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›