E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Votoni për të dalë nga kurthi i papunësisë

Kryetari i PS-së Edi Rama ka vijuar turin elektoral në qytetin e Librazhdit ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit “aleanca për qytetarin” Enver Koçi.

Në fjalën e tij Rama i bëri thirrje qytetarëve të votojnë në 8 maj për të ndërshkuar qeverinë dhe për të çliruar Shqipërinë nga një pushtet i cili varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët.
 

“Saliu thotë që ekonomia shqiptare ka qënë e vetmja që nuk është prekur nga cunami i krizës ekonomike globale por kriza ka prekur xhepin e çdo shqiptari që sot është i papunë. Saliu, Iliri dhe i gjthë koalicioni i turpit i thonë broçkulla popullit se ata mendojë se sa më i varfër të jetë populli aq më shumë ka nevojë për gënjeshtra” theksoi Rama.

Ai gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve të votojnë “aleancën për të ardhmen” për të bërë të mundur daljen nga kurthi i papunësisë dhe varfërisë ku qeveria e ka futur vendin.
 

Rama gjithashtu akuzoi kryeministrin Berisha se ka nxjerrë të papunë shqiptarët për të pasuruar oborrin mbretëror.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›