Lunaçek: Kosova të marrë pjesë në Lojërat Olimpike
Raportuesja e Parlamentit Evropian (PE) për Kosovën , Ulrike Lunaçek angazhohet për pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Olimpike , që do mbahen gjatë kësaj vere në Londër, raportojnë mediat serbe.
Në amendamentin, të cilin e ka dorëzuar në Rezolutën e PE-së për Kosovën, e të cilin agjencia serbe Tanjug ka pasur rastin ta shoh, ajo ka treguar për rëndësinë e “ avancimit të raporteve të Kosovës dhe përfaqësimin në institucionet ndërkombëtare të cilat merren me kulturën dhe ruajtjen e trashigimisë, si dhe pjesëmarrjen në organizatat sportive”, transmeton Koha.net.
Zëdhënësi i Lanaçekut, Volfgang Mahrajh i ka thënë Tanjugut se për Rezolutën për Kosovën do të diskutohet të enjten.
Lunaçek në amendamentin e vet të paraqitur veçmas, ka apostrofuar Komitetin Ndërkombëtar Olimpik “në pikëpamjen e mundësimit të pjesëmarrjes së sportistëve të Kosovës në Lojërat Olimpike të Londrës”.