Rebelohen serbët, bojkotojnë pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak

Ndonëse EULEX-i ka njoftuar dje se pik kalimet në veri të Kosovës, në Bërnjak dhe Jarinje janë hapur për “trafik komercial dhe jo komercial “, serbet e Kosovës edhe sot pasivisht bojkotojnë kalimet meqë në to janë edhe policët dhe doganierët kosovar, raportojnë mediat serbe.
Kamionët me të cilët po bartet malli vazhdojnë të shkojnë me rrugë alternative dhe anashkalojnë pik kalimet zyrtare, përkundër komunikatës s së djeshme të EULEX-it, lajmëron agjencia serbe e lajmeve, Beta.
I ashtuquajturi shefi i Rrethit të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq ka deklaruar për agjencinë Beta se “EULEX-i, duhet ti kthehet mandatit burimor dhe nuk duhet të bëjë propagandë në emër të ashtuquajturës qeverie të Kosovës.”