E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lunacek Qeveria e Kosoves te mos kete persona nen hetim

Raportuesja e posacme e Parlamentit te Evropes per Kosoven Ulrike Lunacek u eshte bashkuar thirrjeve nderkombetare per nje qeveri te Kosoves sic tha te paster te pergjegjshme dhe te besueshme pa perfaqesim te atyre qe sipas saj jane nen hetime.

Lunacek tha dje per BBC se i takon Parlamentit dhe Qeverise se ardhshme te Kosoves te deshmojne seriozitet dhe qe kritikat nga jashte dhe brenda vendit per parregullsite ne zgjedhjet e pergjithshme jane marre seriozisht.

Ne nje bisede me BBC-ne zonja Lunacek tha se Parlamenti dhe Qeveria e ardhshme e Kosoves duhet te punojne shume per te rikthyer kredibilitetin e humbur filluar me reformen zgjedhore.

Ajo tha se duhet te marre fund tradita e mosndeshkimit te pergjegjesve per mashtrime dhe parregullsi dhe sipas saj ata duhet te vihen para drejtesise dhe te denohen.

Zonja Lunacek tha se ka rrezik qe te demtohet imazhi i Kosoves me procesin e parregullt zgjedhor dhe permendi ne kete rast edhe kercenimet qe u jane bere nje numri te vezhguesve nderkombetar ne disa vendvotime ne zgjedhjet e perseritura me 9 janar.

Raportuesja e posacme e PE-se i ka bere thirrje Bashkimit Evropian qe te mos i ndeshkoje qytetaret e Kosoves me mos hapjen e dialogut per vizat per shkak te sic tha zgjedhjeve pjeserisht te parregullta te shkaktuara sipas saj nga grupe te caktuara.

Me zonjen Lunacek bisedoi Arber Vllahiu i BBC

BBC Zonja Lunacek nje shkrim tuajin i keni cilesuar zgjedhjet e pergjithshme ne Kosove si te manipuluara. A nuk ju duket paksa vleresim i ashper

Lunacek Une i kam thene se bashku me koleget e mi keto kritika pas zgjedhjeve te rrethit te dyte por gjithashtu edhe me 12 dhjetor dhe kemi thene disa gjera. Kam thene gjithashtu se ka patur permiresime ne strukture. P.sh. Paneli i Ankesave dhe gjithashtu edhe KQZ-ja kane bere nje pune me te mire se sa ne zgjedhjet komunale ne vitin 2009 dhe me heret. Prandaj ka patur permiresime ne disa pjese te organizimit. Por ne gjithashtu kemi thene ne raportin tone te para nje jave se shume aktiviste dhe shume njerez kane dashur qe keto zgjedhje te shkojne mire. Kritikat e mia ne te cilat une insistoj dhe e di qe per disa njerez eshte shume e rende qe te degjojne posacerisht nga une si nje mbeshtetese e fuqishme e Kosoves ne rrugen e saj drejt BE-se se ka patur mungese te vullnetit politik per te bere nje pune vertete te mire dhe per ti bere keto zgjedhje ne perputhje me standardet nderkombetare. Do te doja te shihja keto zgjedhje te kene qene te mira dhe ne rruge te mire posacerisht me 9 janar. Une isha atje dy here edhe me 12 dhjetor edhe me 9 janar. Madje edhe me 9 janar une kam pare dicka qe nuk eshte njoftuar me 12 dhjetor sic eshte nje lloj kercenimi ndaj ekipit vezhgues diplomatik nderkombetar te organizuar nga Perfaqesuesi i Posacem i BE-se. Keto gjera mendoj se jane shume fatkeqe. Kam degjuar shume kritika edhe nga vete kosovaret dhe jo vetem nga une. Kam marre shume informata p.sh. nga Demokracia ne Veprim por edhe nga vete qytetaret. Prandaj mendoj per te perparuar drejt BE-se eshte me rendesi qe keto parregullsi te qartesohen qe njerezit te cilet kane provuar ose kane bere mashtrime do te gjykohen dhe do te denohen me qellim qe tu sqarohet qytetareve te Kosoves se zgjedhjet jane te rendesishme dhe se demokracia eshte e rendesishme.

BBC Ju po thoni se ka patur mungese te vullnetit politik. Kujt po ia drejtoni gishtin

Lunacek Gjerat qe kam pare jane p.sh. raste te kercenimeve kishte raste kur kishte me shume se dy vezhgues te nje partie ne vendvotime pastaj kishte probleme teknike ne disa vende. Madje edhe Demokracia ne Veprim ka njoftuar per rreth 40 raste kur njerezit kane votuar nga dy here perfshire ketu edhe nje rast te kreut te nje Komisioni Zgjedhor ne nje vendvotim. Kjo eshte ajo qe ka raportuar Demokracia ne Veprim une nuk mund ta deshmoj kete por une shpresoj se kjo eshte hetuar. Tani po degjojme se ndoshta jo gjysma por shumica e votave nga vendvotimet e 9 janarit duhet te rinumerohen. Nuk jam vetem une ajo qe po e them por po ju referohem edhe kritikave qe vijne nga brenda Kosoves. Une po apeloj se eshte me rendesi qe te sqarohet krejt kjo dhe te behet nje reforme e shpejte dhe e menjehershme zgjedhore.

BBC Kjo i bie se ju po e favorizoni nje proces te ri te zgjedhjeve ne Kosove meqe keto zgjedhje e paskan demtuar reputacionin e vendit

Lunacek Ne nje menyre edhe e ka bere. Mendoj se Parlamenti dhe Qeveria e ardhshme duhet te punojne shume per te rikthyer kredibilitetin. P.sh. duke bere nje reforme te mire zgjedhore. Une nuk po beje thirrje per zgjedhje te reja ose dicka te ngjashme kjo ju takon kosovareve te vendosin. Dua qe kete ta them shume qarte se nuk me takon mua qe te vendos per kete gje por duhet kosovaret ta bejne vete. Une nuk po ju jap rekomandime se cfare duhet bere. Pavaresisht nga ajo qe eshte thene nga shumica e partive eshte e nevojshme reforma zgjedhore. Mendoj se kjo eshte ajo qe shumica e partive e kane thene dhe prandaj le te behet.

BBC Cfare shenjash dhe cfare sinjalesh ka derguar atehere Kosova ne BE me keto zgjedhje

Lunacek Kam frike se nuk eshte bere me e mira. Per mua eshte me rendesi qe qytetaret e Kosoves dhe partite politike tani duhet te japin shenja se sic e thashe me heret ata qe kane bere parregullsi dhe mashtrime do te denohen. Se tradita e mosndeshkimit sic ishte rasti me komisioneret e zgjedhjeve lokale ne vitin 2009 e te cilet nuk jane derguar para drejtesise dhe te cilet kane bere mashtrime qe kjo tradite e mosndeshkimit do te ndaloje. Kjo do te jete e rendesishme qe ti tregohet edhe bashkesise nderkombetare dhe te deshmohet se do te kete mbeshtetje per procese te tilla. Por perpjekja do te duhej te vinte nga Parlamenti dhe Qeveria e ardhshme.

BBC Kur thoni Parlamenti dhe Qeveria e ardhshme atehere cfare institucionesh do te kete Kosova ne te ardhmen me keto zgjedhje qe ju i cilesoni si te manipuluara

Lunacek Une pajtohem me Perfaqesuesin e Posacem te BE-se zotin Feith kur ben thirrje qe qeveria e ardhshme te jete e paster e pergjegjshme dhe kredibile. Qe p.sh. njerezit qe jane nen hetime te mos jene pjese e kesaj qeverie. Tani i takon Parlamentit dhe Qeverise qe do te krijohen pas perfundimit te procesit te zgjedhjeve se ka nje mundesi te deshmojne se jane serioz dhe se kritikat qe kane ardhur nga brenda Kosoves dhe jashte saj perfshire edhe mua jane marre seriozisht. Pastaj pas reformes zgjedhore te shohim se si po ecim tutje. Une nuk jam ajo qe duhet tu tregoj kosovareve se cfare te bejne ne kete situate. Mendoj se u takon atyre qe te tregojne se kritikat jane marre me zemer dhe se do te kete permiresime.

BBC Dhe me lejoni tju pyes zonja Lunacek. Sa e ka demtuar ky proces zgjedhor rrugen e Kosoves drejt liberalizimit te vizave

Lunacek Natyrisht se ka nje rrezik sic eshte thene me heret per demtimin e imazhit te Kosoves. Por ne anen tjeter dhe kete po them si nje njeri qe e ka shtyre fuqishem dialogun per vizat per nje kohe dhe ende po e beje kete une gjithashtu kam nje kerkese per BE-ne per Komision Evropian dhe per Keshillin e Evropes qe ta shoh kete si nje lloj proces teknik. Qe Kosoves ti hapet dialogu per viza dhe pastaj te vendosen kriteret dhe qe te behet nje harte e rruges dhe qe pastaj qeveria e Kosoves qe duhet te krijohet duhet te tregoj se cfare po ben per te permbushur keto kushte. Duke patur kriteret dhe nje harte te rruges do ti mundesoje Parlamentit dhe shoqerise civile te kontrolloje qeverine e tij dhe ti thote ne duhet te bejme kete dhe kete cka ke bere dhe pse nuk e ke bere. Duke e filluar dialogun per vizat me Kosoven do te zhvillohet procesi demokratik. Dhe edhe nje gje dialogu per vizat eshte per qytetaret e Kosoves dhe jam e sigurt se shumica e qytetareve te Kosoves kane dashur zgjedhje ku do te vleresohej cdo vote dhe e deshen nje proces te vertete demokratik dhe te vertete. Mendoj se nuk do te ishte ide e mire qe BE-ja ti denoj qytetaret e Kosoves per zgjedhje pjeserisht te parregullta qe jane shkaktuar nga grupe te caktuara dhe jo nga te gjithe qytetaret e Kosoves. Dialogu per vizat eshte nje ceshtje tjeter. Qytetaret e Kosoves duhet ta kene te qarte se te pakten po fillon procesi dhe sic e thashe une po argumentoj per nje proces teknik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›