KLD Zvarritja e gjyqeve po con drejt lirise te pandehurit

Inspektimi ne gjashte gjykata z. Spahiu ben publike shkeljet dhe rekomandimet. Rezultati i inspektimeve i vihet ne dispozicion edhe Presidentit Topi
Vonesa ne dhenien e drejtesise per disa ceshtje penale me rrezikshmeri te larte shoqerore paralajmeron nje drejtesi te cunguar e cila rrezikon deshtimin e vete proceseve penale asgjesimin e provave zbehjen e shqyrtimit gjyqesor mosinteresimin e deshmitareve dhe ne disa raste lirimin e te pandehurve per shkak te skadimit te afateve te paraburgimit. Ky ka qene thelbi i raportit te inspektoreve te Ministrise se Drejtesise dhe KLD-se ne fund te inspektimeve ne gjashte gjykata. Perfundimi i ketyre inspektimeve si dhe shqetesimet me te fundit publike te hasura ne veprimtarine e perditshme ne gjyqesor kane detyruar Keshillin e Larte te Drejtesise te dale me nje reagim publik ku eshte fokusuar ne problematikat e hasura ne dosjet e inspektuara dhe rekomandimet per ti dhene fund ketyre problemeve. Me qellim permiresimin e funksionimit te sistemit te drejtesise ne gjykimin e ceshtjeve penale KLD ka identifikuar disa problematika kryesore dhe ka sugjeruar nje sere masash qe duhen ndermarre jo vetem per te permiresuar punen e perditshme ne gjykata por edhe per te shpejtuar dhenien e drejtesise ne ceshtjet me te veshtira dhe me impakt me te rendesishem sic jane ato qe i perkasin drejtesise penale. Gjykatat e inspektuara nga dy inspektoratet ai i Ministrise se Drejtesise dhe i KLD-se jane Gjykata e Tiranes e Durresit Shkodres Vlores dhe ne Gjykaten e Shkalles se Pare per Krime te Renda per veprat penale vecanerisht te renda sic jane vrasjet trafikimet shperdorimet e detyres etj. konkretisht ato te parashikuara nga nenet 78 79 114/a 283/a 248 259 dhe 260 te Kodit Penal. Por inspektimit nuk i ka shpetuar edhe dosja me e perfolur se fundmi ceshtja me 29 te akuzuarit e tragjedise se Gerdecit. Te gjitha rezultatet i jane bere te njohura kreut te Keshillit ne te njejten kohe edhe President i Republikes z. Bamir Topi.
Problematikat
Gjate inspektimeve te ceshtjeve te ndryshme ka rezultuar se problematikat kryesore te gjykimit penal lidhen me nje grup shkaqesh te cilat sjellin si pasoje zvarritje te paarsyeshme dhe te tejzgjatura te gjykimit. Duke identifikuar keto shkaqe inspektorati i Keshillit te Larte te Drejtesise brenda kompetencave te veta ligjore dhe i kufizuar nga keto kompetenca ka bere disa rekomandime. Se pari gjyqtaret duhet te ndermarrin te gjitha masat dhe te zbatojne te gjitha kompetencat qe u jep ligji procedural penal per te ndeshkuar te gjitha veprimet e paligjshme te paleve ne proces per zvarritjen e gjykimeve. Ne disa ceshtje penale te inspektuara sipas nenkryetarit te KLD-se Kreshnik Spahiu kontributor per vonesa dhe zvarritje eshte dhe vete organi i akuzes si dhe avokatet. Sipas tij nuk ka asnje justifikim qe prokurori te mungoje pa shkak ne nje seance gjyqesore apo te beje kerkesa te paarsyeshme per shtyrjen e saj. Nuk gjejme asnje shkak te arsyeshem i cili te justifikoje perfaqesuesin e akuzes qe ka hetuar marre provat dhe ka sjelle per gjykim ceshtjen ne momentin qe ai ka cmuar se gjithcka eshte e plote dhe e provuar te shtyje dhe zvarris gjykimin e saj. Nuk ka asnje justifikim qe gjyqtari i cili veren kete dukuri ta toleroje ate dhe te mos beje me dije prokurorin e rrethit apo edhe prokurorin e Pergjithshem per te marra masa ne rastet e nevojshme - u shpreh z. Spahiu ne konferencen per shtyp te mbajtur per rezultatin e inspektimeve ne 6 gjykatat. Po sipas deklarates se tij nuk ka asnje justifikim per gjyqtarin qe ne ato raste kur avokati mungon pa shkak apo paraqet shkaqe dukshem te paligjshme te mos vere ne dijeni Dhomen e Avokatise per te nisur nje proces disiplinor ndaj ketij avokati. Nje avokat i padisiplinuar apo qe nuk zbaton rregullat nuk ka perse te meshirohet ai nuk i sherben as dhenien se drejtesise por as klientit te tij dhe eshte gjykata organi pergjegjes per mbrojtjen e te drejtave te paleve ne gjykim sidomos te te pandehurit - vijoi deklaraten e tij numri dy i KLD-se. Ne radhe te dyte sipas tij eshte e nevojshme qe te kete ndryshime te shpejta dhe efektive te dispozitave procedurale penale qe lidhin me administrimin e procesit gjyqesor penal.
Dosja Gerdeci
Seanca gjyqesore per tragjedine e Gerdecit si per ironi te fatit edhe dje u shty ndersa nenkryetari i KLD-se evidentonte shkeljet e avokateve ne kete proces. Shkak u be serish mungesa e te pandehurit Sokol Ngjeci i cili kerkon te mbrohet nga avokati Progni por vetem ne prani te tij dhe se ceshtja duhet te shtyhet sa te dale ai nga spitali. Sipas z. Spahiu vetem ne ceshtjen Gerdeci Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka realizuar nje rekord seancash gjyqesore. Per shkak te nje numri pazakonte te pandehurish te cilin ne kete gjykim arrin numrin 29 personash nen akuze gjykata ka realizuar deri me tani 103 seanca gjyqesore me nje frekuence 1 ose 2 seanca ne jave por qe mbi 30 prej tyre jane shtyre per mungese ose kerkese te avokateve dhe ne shumicen e rasteve pa shkaqe te arsyeshme duke penguar ecurine e procesit dhe perfundimin e gjykimit te kesaj ceshtje. Nuk shoh dhe nuk gjej asnje justifikim perse gjyqtaret te cilet aplikojne drejtesine penale nuk zbatojne parimin e gjykimit te panderprere por aplikojne shtyrjen deri ne afatin maksimal 15-ditor apo ne raste te caktuara pertej ketij afati duke krijuar ne kete menyre gjykime te zvarritura dhe probleme me afatet e paraburgimit - u shpreh nenkryetari i KLD-se.
Rekomandimet
Numri dy i KLD-se deklaroi se keto ndryshime te sugjeruara jane perfundimet e nje grupi pune qe Keshilli i Larte i Drejtesise ka ngritur ne bashkepunim me faktoret kyce te cilet veprojne dhe perdorin legjislacionin penal dhe konkretisht Gjykatat per Krimet e Renda Shoqatat e Gjyqtareve Dhoma Kombetare e Avokatise Shoqata e Avokateve Penaliste dhe perfaqesues te Prokurorise se Pergjithshme. Perfundimet ne formen e rekomandimeve i jane percjelle Ministrise se Drejtesise dhe kane te bejne me keto drejtime kryesore rritjen e kompetencave te gjykates per te marre masa ndaj avokateve ne rastet e zvarritjes se proceseve gjyqesore. Masa te parashikohen nga gjoba deri ne pezullim te ushtrimit te profesionit te avokatit ndryshimin e dispozitave ligjore te cilat percaktojne numrin e gjyqtareve qe shqyrtojne ceshtjet duke rritur numrin e ceshtjeve qe shqyrtohen nga nje gjyqtar uljen e numrit te gjyqtareve qe perbejne trupin gjykues ne Gjykaten e Krimeve te Renda nga 5 qe eshte sot ne 3 gjyqtare per nje numer te caktuar ceshtjesh penale percaktimi i nje kuorumi te cilesuar per marrjen e vendimeve unifikuese ne Gjykaten e Larte sanksionimin ne dispozita ligjore te se drejtes se gjykates per te pushuar gjykimin e disa prej kerkesave penale kufizimin e se drejtes se Gjykates se Apelit per te derguar per rigjykim ceshtjen jo me shume se nje here si dhe ndryshime thelbesore ne menyren e sistemit te njoftimeve per seancat gjyqesore te cilat fatkeqesisht ende realizohen vetem me fletethirrje nepermjet nje sistemi shume primitiv.