E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani i carmatosur njeh gjeneralin me 3 shkurt

Te gjithe dashamiresve te klubit te kuq do tu duhet qe te presin ende per nje zgjidhje

Albert Xhani dhe Paro Laci dy aksioneret e skuadres se Partizanit kane zhvilluar dje ne Gjykaten e Tiranes takimin e radhes per postin e administratorit te skuadra e kuqe. Padia e bere disa muaj me pare nga Laci pronar i 40 te aksioneve ne drejtim te ortakut te tij ka te beje me rikthimin e tij ne postin e administratorit te shoqerise Partizani sh.a nga i cili ai pretendon se eshte shkarkuar ne menyre te jashteligjshme nga nje asamble e falsifikuar nga Albert Xhani eshte shqyrtuar dje ne seancen e radhes.

3 shkurt

Ne daten 3 shkurt gjyqtarja Fatime Decolli do te jape edhe verdiktin final per kete ceshtje pra nese administrimi i Partizanit do te vazhdoje ti mbetet Albert Xhanit dhe nese regjistrimi i bere nga Qendra Kombetare e Regjistrimeve QKR do te ndryshoje ekstraktin e shoqerise dhe do te rivendose ne postin e administratorit Paro Lacin. Ndersa ne seancen e djeshme palet kane paraqitur edhe prova te reja perballe gjyqtares. Avokatet e presidentit Albert Xhani i cili personalisht vazhdon te mos jete i pranishem ne seancat gjyqesore kane paraqitur disa shkresa postare nepermjet te cilave eshte bere edhe lajmerimi i Paro Lacit per asamblene ne te cilen ai eshte shkarkuar nga posti i administratorit. Gjithashtu avokatet e Xhanit kane vazhduar edhe me tej ku kane kerkuar qe ceshtja te pushohej per shkak te nje tjeter ceshtjeje gjyqesore ne te cilen Rudina Xhani bashkeshortja e Albert Xhanit ka paditur kete te fundit per shkak te shitjes se aksioneve te shoqerise Partizani sh.a pa miratimin e saj duke qene se eshte nje pasuri e fituar pas martese. Por pas mbrojtjes se bere nga avokati i Lacit gjyqtarja eshte terhequr per te marre nje vendim ne lidhje me kete kerkese dhe ka dale me perfundimin se kjo ceshtje duhej te vazhdonte vendim qe ka hasur ne kundershtim nga ana e perfaqesuesve te Xhanit. E vetmja note negative e kesaj ceshtjeje duket se eshte data e verdiktit. Keshtu duke ditur se 31 janari eshte afati i fundit qe klubet mund te nderhyjne ne merkato duhet thene se Laci edhe nese merr drejtimin e klubit nuk mund te perforcoje me ekipin. Keshtu skuadra e kuqe po shkon drejt Kategorise se Trete.

Gjyqi i dyte

Po dje paleve qe sapo permendem lart pra Paro Laci dhe Albert Xhani u eshte dashur qe te mos largohen nga gjykata pasi kane qene te paditur edhe nga Rudina Xhani nuk ishte prezente dhe perfaqesohej nga avokatja e saj bashkeshortja e Albertit. Ne kete seance nuk ka qene i pranishem as Albert Xhani apo perfaqesues te tij. Megjithate Rudina Xhani nepermjet perfaqesueses se saj ka kerkuar perpara gjyqtarit te ceshtjes Fatri Islamaj qe te marre nje mase sigurie e cila te mos lejonte asnje prej administratoreve te shoqerise te kryeje veprime regjistrimi ne QKR. Keshtu Rudina Xhani ne njefare menyre kerkon qe edhe ne rast se Laci arrin te rimarre postin e tij si administrator te shoqerise Partizani sh.a ne procesin gjyqesor ndaj bashkeshortit te saj te mos kete mundesi ta regjistroje ate ne QKR dhe njekohesisht te mos kete mundesi te ushtroje detyrat e tij si administrator deri ne perfundim te ceshtjes se saj. Por nje kerkese e tille eshte hedhur poshte nga gjyqtari i ceshtjes per shkak se provat e paraqitura nga pala paditese nuk kane qene te mjaftueshme. Ndersa seanca gjyqesore e radhes do te jete ne daten 28 shkurt.

Paro Laci kalon nga ana e ministrise

Pas oreve te tera qe kaloi dje ne Gjykaten e Tiranes aksioneri i skuadres se Partizanit Paro Laci gjeti kohen per te dhene nje prononcim per mediat. Ne fjalen e tij Laci ka folur per pozicionin e tij tek ekipi ne te ardhmen. Shpresoj qe ketij kalvari te gjate seancash i erdhi fundi dhe drejtesia shume shpejt do te thote fjalen e saj. Jam i bindur se une do te jem serish administrator i Partizanit dhe nje nga pikat e mia kryesore do te jete rikthimi i dinjitetit te Partizanit. Dhe kur flas per dinjitetin e kesaj skuadre ai eshte gjithmone prane Ministrise se Mbrojtjes gje te cilen Albert Xhani ia ka mohuar. E kam thene edhe me pare se Partizani nuk eshte i nje personi Partizani eshte prone intelektuale e Ministrise se Mbrojtjes. Une do te jem pjese e ketij gjykimi dhe jam shume dakord qe kjo ministri te thote fjalen e saj. Menjehere sapo te kthehem ne postin e administratorit te cilin jam i bindur se do ta rimarr une do te perkrah Ministrine e Mbrojtjes ne rrugen e saj pasi stema dhe emri jane prone e saj ashtu sic kane qene gjithmone edhe ne statutin e kesaj skuadre. Partizani nuk eshte prone e asnje njeriu por eshte prone e te gjithe sportisteve qe kane dhene shume per kete skuader dhe e te gjithe shqiptareve - tha Laci.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›