Lunacek: Sovranitetii Kosovës, nuk vihetmë në dyshim
BEOGRAD- Nuk ka më diskutime për tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Kosovës. Është kjo deklarata e eurodeputetes Ulrike Lunacek, e cila ka komentuar mbi rezolutën e Parlamentit Europian që konfirmoi të ardhmen europiane të Serbisë, duke i bërë thirrje asaj të nisë dialogun me Kosovën, pa përmendur negociatat për statusin.
Në një prononcim për të përdtishmen serbe “Veçernje Novosti” raportuesja për Kosovën në PE, tha se është e kënaqur që u miratua amendamenti i saj, me të cilin konfirmohet tërësia territoriale e Kosovës, pavarësisht se në momentin e fundit nga ky tekst është hequr pjesa që bën fjalë për ndarjen. “E përsëris, në rezolutën e miratuar shkruan qartë se statusi i Kosovës, ashtu siç është tani nuk mund të vihet në pikëpyetje.
Ndërkaq fakti se nuk mund të negociohet për statusin, përfshin në vete edhe atë se nuk do të ketë diskutime për kufijtë, prandaj as për ndarjen. Tani duhet të bisedohet për rrugën edhe të Serbisë edhe të Kosovës drejt Bashkimit Evropian, për të mirën e të gjithë qytetarëve të tyre dhe kjo duhet të jetë temë e dialogut”, ka thënë Lunacek. Ajo ka shfaqur shpresën se dialogu do të fillojë sa më parë, “menjëherë pas krijimit të qeverisë së re në Kosovë”.
(m.a/News24/BalkanWeb)