E Shtunë, 31 Tetor 2026

The Guardian Peshku i madh i krimit ne Kosove

Londer 25 janar NOA 8211 Kryeministri i  Kosoves Hashim Thaci eshte vene serish ne fokus te gazetes britanike The Guardian. Gazeta thote se ka siguruar dokumente te NATO-s qe e pershkruajne Thacin si peshkun e madh te krimit te organizuar ne Kosove. Aty thuhet se qeverite perendimore per shume vjet kane qene ne dijeni te lidhjeve te tij kriminale.

Dokumentet e nenshkruara si USA KFOR japin detaje per rrjetet e krimit te organizuar ne Kosove bazuar ne raporte te agjencive perendimore te inteligjences dhe spiuneve ne terren. NATO-ja ka thene ne nje deklarate sonte se po ben hetim te brendshem per menyren se si dolen keto dokumente te rendesishme ne publik.

Aty vec Thacit permendet edhe Xhavit Haliti aleat i forte i tij. Sipas Guardian-it Haliti barte vazhdimisht nje pistolete 9 mm prodhim cek dhe e kontrollon ne mase te madhe kryeministrin.

Haliti sipas dokumenteve ka lidhje te forta me mafian shqiptare dhe me sherbimin sekret SHIK. Raportet sugjerojne se Haliti ishte ne krye te nje fondi per luften ne fund te viteve 90 duke perfituar personalisht para nga ky fond. Si rezultat ai i hyri me te madhe krimit te organizuar shkruhet ne raport. Gjithashtu Haliti thuhet se eshte i perfshire ne prostitucion tregti armesh droge dhe ka lidhje me vrasjet dhe frikesimet e kundershtareve politike.

Haliti ka udhetuar per ne Strasburg kur pritet te diskutohet raporti i Marty-t qe pershine emrin e tij. Nje zedhenes i Qeverise se Kosoves duke folur per Guardianin ka hedhur poshte raportet.

Keto jane akuza qe kane qarkulluar per nje dekade dhe se fundi te recikluara ne raportin e Dick Marty-t. Ato jane te bazuara ne thashetheme dhe ne raporte false te inteligjences serbe.

Kryeministri gjithsesi ka kerkuar hetime te EULEX-it dhe vazhdimisht ka dhene perkushtimin e tij per bashkepunim me autoritetet ligjore per keto akuza skandaloze ka thene zedhenesi.

Po e njejta gazete ka raportuar e para per raportin e Dick Marty-t qe e pershkruante Thacin si udheheqes i mafias dhe pergjegjes per trafikim me organe.

NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›