Tiranë, grabitet filiali i bankës në zonën "Vasil Shanto"
TIRANE- Filiali i një banke është grabitur sot paradite në Tiranë në zonën e Vasil Shantos, e njohur ndryshe si Nisharaku.
Grabitja ka ndodhur rreth orës 09:45 kur 2 persona të armatosur dhe me kapuc në kokë kanë hyrë në filialin e bankës “Tirana bank” dhe duke kërcënuar arkëtaren kanë grabitur shumën prej 2 milionë lekësh, sipas NEWS24.
Dy grabitësit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia në vendngjarje po punon për të zbardhur grabitjen dhe autorët e saj.
(s.g/BalkanWeb)