E Diel, 1 Nëntor 2026

Lunacek: Veriu pjesë e dialogut, por ndarje s’ka

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, ka thënë se veriu do të jetë pjesë e bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës të ndërmjetësuara nga BE.

Por, në një intervistë për radion Evropa e Lirë, ajo ka përjashtuar ndarjen si opsion, dhe ka thënë se për këtë tashmë është dhënë një garanci nga Komisioni Evropian, që e ka vënë në strategjinë për Zgjerim formulimin “integriteti territorial i Kosovës”.

"Ekzistojnë kritere të ndryshme për çështje të ndryshme. Sa i përket veriut, mendoj se ai do të shtrohet në tavolinë në dialogun mes Kosovës e Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së. Kryeministrja e BE-së, siç e quaj unë, zonja Catherine Ashton, tashmë marrë udhëheqjen në këtë çështje. Është e qartë për BE-në, se kjo nuk ka të bëjë me ndarjen e Kosovës, veriu i Kosovës është pjesë e territorit të Kosovës por ekziston kërkesa për Serbinë, e cila duhet që të heqë dorë nga strukturat paralele të cilat i financon. Kjo nënkupton se natyrisht se Beogradi mund të japë para për strukturat arsimore e të shëndetësisë në veri, për serbët e Kosovës, por kjo duhet bërë në mënyrë transparente dhe në bashkëpunim me qeverinë në Prishtinë", ka thene Lunacek.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›