E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi vazhdon me premtime për rritje pagash

Gjatë seancës plenare, kryeministri Hashim Thaçi ka vazhduar me premtimet, duke thënë se do të i bëjë pagat e punëtorëve kosovar me atë të vendeve të Bashkimit Evropian.

Por gjatë kësaj pike nuk kanë munguar as gjuajtjet e fjalëve mes kryeministrit dhe deputetes së LDK-së, Hikmente Bajrami.

Në kohën për pyetje parlamentare, deputetja Bajrami ka pyetur ministri e Financave se ku do të merren mjetet për rritjen e pagave të mësimdhënësit dhe a do të ketë rritje edhe për kategoritë e tjera.

Pas një përgjigje të ministrit ka marr fjalën edhe kryeministri Thaçi, i cili në fillim deputetes Bajrami ju ka drejtuar me fjalën ministre. Ai ka thënë se këtë zotim do të mbaj dhe se kjo rritje do të ndodh siç ka ndodhur për punëtorët universitar 100 % gjatë këtij mandati.

Por ai nuk është ndalur me kaq, duke premtuar se pagën e punëtorit kosovar do të e nivelizoj me atë të Bashkimit Evropian.

“Unë dua të siguroj të gjitha kategoritë e shoqërisë kosovare se rritje të pagave do të ndodhin dhe tani kam arritur të nivelizoj punëtorin kosovar me atë të rajonit, dhe jeni të bindur dhe ju siguroj do të rrit pagën e punëtorit kosovar me atë të vendeve të Bashkimit Evropian mos u shqetëso”, ka deklaruar Thaçi.

Sipas kryeministrit Thaçi, për gjithë punëtorët e shkollave të mesme do të ketë ngritje të pagave për 50 %, për pjesëtarët e FSK-së 40 %, për gjithë shërbyesit civil 30 %, shëndetësinë 30 %, familjet e dëshmorëve 50 %, invalidët 50 %, pensionistët tani në fund 40 %, zjarrfikësit 50 %.

Por deputetja, Hikmete Bajrami i ka treguar kryeministrit që tashmë nuk është asistente, por profesoreshë.

“Nëse me thirre ministre, ke thirrje për koalicion, përgjigja është jo dhe SHIK-u nuk po ju punon mirë se nuk jam më asistente, por jam bërë profesoreshë”, ka thënë Bajrami.

Kryeparlamentari, Krasniqi ja ka uruar asaj gradimin, por edhe kryeministri Thaçi duke i thënë me meritë a po jo e din vet ajo.

“Unë mundem vetëm me ta uru gradimin shkencor me merita apo pa e din vet”, ka deklaruar ai.

Këto deklarime kanë dal në kohën e pyetjeve parlamentare, ku seanca ka vazhduar punimet me pikat e tjera të rendit të ditës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›