Lunaçek paralajmëron bisedime për liberalizim

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek, ka deklaruar se bisedimet ndërmjet Bashkimit Europian dhe Kosovën për çështjen e liberalizimit të vizave do të fillojnë në fund të janarit, apo në fillim të shkurtit.
“Unë e di se Qeveria e Kosovës dhe sidomos Ministri i Punëve të Brendshme ka përgatitur një plan veprimi. Tash ajo çka mund të bëjmë ne, së bashku me kolegë të tjerë nga Parlamenti Europian, është që të fillojmë menjëherë bisedimet me Kosovën për çështjen e liberalizimit të vizave, ashtu siç është thënë në konkluzionet e Këshillit të Europës dhjetorin e vitit të kaluar”, ka deklaruar Lunaçek, për “Frankfurt News” .