E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paraqitja e Hysenit në KS, dinjitoze dhe argumentuese

Kryeministri Hashim Thaçi e ka vlerësuar jashtëzakonisht të suksesshëm për popullin e Kosovës debatin e mbrëmshëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërkaq paraqitjen e ministrit të Jashtëm, Skënder Hyseni e ka cilësuar dinjitoze dhe argumentuese.

Ai këto komente i bëri të shtunën në mbledhjen e rregullt të ekzekutivit, me ç’rast ka thënë se e ardhmja e Kosovës është integrimi i saj në strukturat euro-atlantike.

“Mbledhja e mbrëmshme e Këshillit të Sigurimit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ishte jashtëzakonisht e suksesshme për Republikën e Kosovës. Paraqitja e ministrit të Jashtëm, zotëri Hyseni para Këshillit të Sigurimit ishte jashtëzakonisht dinjitoze, shumë argumentuese dhe e vlerësimit të progresit të arritur në Republikën e Kosovës, progres ky i arritur si shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Vend demokratik dhe shumë etnik me fqinjësi të mirë, me stabilitet rajonal dhe perspektivë euro-atlantike”, ka thënë Thaçi, transmeton KosovaPress.

Kryeministri Thaçi ka thënë se njohjet e reja, vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Malin e Zi, mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe integrimi i komuniteteve në të gjitha sferat e jetës institucionale dhe shoqërore janë të arritura që janë përshëndetur, dhe janë vlerësuar të gjithë faktorët relevantë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›