Lunaçek, vijon qëndrimin në Kosovë

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, vijon qëndrimin e saj në këtë vend. Ajo pritet të takohet me ministren për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku.
Temë diskutimesh padyshim pritet të jetë çështja e liberalizimit të vizave.
Në një vizitë të mëparshme të saj, Lunaçek ka shprehur skepticizmin me pritjet e kosovarëve se hyrja në bisedime me Serbinë do t`i mundësojë Kosovës hyrjen në listën e bardhë Shengen.