E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatorët e Bulqizës nisen drejt kryeministrisë

Minatorët e Bulqizës, pas protestës së zhvilluar në ambientet para METE, kanë nisur zhvendosjen e tyre drejt kryeministrisë. Minatorët i kërkojnë zgjidhje direkte kryeministrit Berisha, për plotësimin e kërkesave të tyre për rritjen e pagës, përmirësimin e kushteve të punës dhe uljen e moshës së pensionit.

Pjesa tjetër e minatorëve vijon protestën në Bulqizë.

Minatorët kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për diskutime dhe negociata me kompaninë ACR, të cilës i kërkojnë plotësimin e kërkesave.

Minatorët paralajmërojnë se nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen, ata do të hyjnë në grevë urie. Për vendosjen e personave në grevë urie do të ketë disa kritere, ku më kryesoret janë mosha nën 40 vjeç dhe gjendja e mirë shëndetësore e tyre.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›