Minatorët para kryeministrisë, kërkojnë takim me Berishën

Minatorët e Bulqizës janë transferuar para ambienteve të kryeministrisë, ku po zhvillojnë protestën e tyre. Ata kërkojnë takim me kreun e qeverisë, për përmirësimin e kushteve të punës, uljes së moshës së pensionit dhe rritjen e pagës.
“Do i rikthehemi punës vetëm pasi të jenë garantuar kushtet e punës. Minatorët duan të bisedojnë direkt me ju dhe të marrin garanci për t`iu rikthyer punës. Ne nuk largohemi që këtej, pa plotësimin e kërkesave tona”, u shpreh kreu i Sindikatës, Kol Nikolla gjatë fjalës së tij.