LunacekKosoven po e pengon peseshja evropiane

Eurodeputetja Ulrike Lunacek ka deklaruar se pret qe shume shpejt Bashkimi Evropian te filloje dialogun per liberalizimin e vizave edhe per Kosoven. Ajo ka thene se pengese per kete proces jane pese vendet anetare te Bashkimit Evropian te cilat ende nuk e kane njohur Kosoven Spanja Sllovakia Rumania Greqia dhe Qipro.
Por pavaresisht qendrimit te peseshes evropiane raportuesja e Parlamentit Evropian per Kosoven Lunacek tha se Komisioni Evropian do te duhej se shpejti te hape procesin e bisedimeve per liberalizimin e vizave edhe per banoret e shtetit te ri ne Ballkan.
Une gjithmone argumentoje se ndersa Serbia ka perfituar ne liberalizimin e vizave ne tetor te vitit te kalaur mendoj se edhe Kosova duhet te kete dialog per kete proces. Ky eshte qendrimi im dhe ne kete rruge deshirojne te ecin edhe disa te tjere ne Komision Evropian ka thene Lunacek.
Ajo pranon se ka hezitime ne institucionet e Bashkimit Evropian per shkak te disa problemeve te brendshme sidomos ne Keshillin Evropian por thekson nevojen e angazhimit te Kosoves qe te sensibilizojne qytetaret se cka do te thote liberalizim i vizave.
Do te ishte mire qe qeveria ne Kosove kur une ti takoj ata te thone se kane krijuar miqesi me vendet te cilat kane liberalizim te vizave. Ata duhet tu tregojne qytetareve se cfare do te thote liberalizim i vizave. Liberalizim i vizave do te thote udhetim i lire pa viza per tre muaj dhe asgje tjeter theksoi eurodeputetja Lunacek. Ajo tha se ne BE nuk ekziston me kerkesa per azil prandaj vizat nuk jane per ate qellim.