E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana – Teuta 4-1, Memelli për ditëlindjen, Agolli për lamtumirënMigen Memelli i çoi shifrat në 3-1 në minutën e 85-të, teksa realizoi me kokë një gol të vështirë pas harkimit të ëmbël të Saimir Patushit. Goli i 19-të sezonal i sulmuesit pogra

Migen Memelli e festoi në mënyrë madhështore 29-vjetorin e tij, duke i “dhuruar vetes” dy gola në fitoren cinike 4-1 të Tiranës kundër Teutës në “Qemal Stafa”, në takimin e vlefshëm për javën e 29-të të Kategorisë Superiore. Me revanshin e tri pikët e marra ndaj formacionit durrsak, Tirana mbeti sërish +1 pikë nga Vllaznia e lideri i kampionatit, kur kanë mbetur edhe katër javë nga përfundimi i sezonit 2008-2009.

23-herë kampionët e dominuan totalisht takimin kundër një prej skuadrave “vrasëse” të ekipeve të mëdha, duke shënuar një gol të shpejtë në minutën e 8-të, kur 29-vjeçari Memelli realizoi nga afër falë një asisti të Gjergji Muzakës.

Teuta u kundërpërgjigj me një kombinacion të shkëlqyer midis Vilfor Hysës e Emiljano Vilës, ku goleadori më i mirë i formacionit të Starovës nuk e pati të vështirë të barazojë rezultatin në minutën e 31-të. Ky ishte goli i tretë sezonal i Vilës kundër Tiranës, përfshirë edhe dy golat në fitoren 2-1 të Teutës në fazën e dytë dhe i 12 personal gjatë këtij edicioni.

Bardheblutë e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 2-1, kur Daniel Xhafaj shënoi brenda zonës në të 42’ pas një asisti perfekt të Ansi Agollit.

Fraksioni i dytë ishte i tërë bardheblu, por edhe me një tension të vogël midis Vilës e Mukës (të ndëshkuar të dy me karton të verdhë nga Sokol Jareci), që gjithsesi nuk ndikoi në performancën absolute të ekipit më të pasur në Shqipëri.

Migen Memelli i çoi shifrat në 3-1 në minutën e 85-të, teksa realizoi me kokë një gol të vështirë pas harkimit të ëmbël të Saimir Patushit. Goli i 19-të sezonal i sulmuesit pogradecar, që tashmë ka hedhur një hap tjetër drejt fitimit të “Këpucës së artë”, por duke ndjerë shumë afër presionin e Plakut të Dinamos (17 gola).

Dy minuta më pas, në të 87’, Ansi Agolli i dha “lamtumirën” Tiranës, duke volusur fitoren e thellë 4-1. Në agjendën e mesfushorit të Kombëtares, që kishte premtuar se do të largohej drejt Finlandës me një gol kundër Teutës, tashmë ka mbetur gjysmëfinalja e kthimit të mërkurën kundër Vllaznisë.

Tirana regjistroi fitoren e 73-të në 146 ndeshje me Teutën (35 fitore, 38 barazime).

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 29
25.04.2009, 16:30

Apolonia-Elbasani     3-1
Sead Haxhibulic 27’, Semir Haxhibulic 56’, Brkic 77’/ F.Xhafa 51’

Bylis-Partizani         1-0
Nënaj 10’

Dinamo-Shkumbini     3-0
Plaku 8’, 65’, 83’.
Karton i Kuq: Bizhyti (SH) 19’

Lushnja-Flamurtari     1-1
E. Xhafa 36'/ Brajkovic 87’
Karton i Kuq: Bubeqi (L) 62’, Veliu (F) 62’

Tirana-Teuta        4-1
Memelli 8’, 85’,  D.Xhafaj 42’, Agolli 86’/ Vila 31’

Vllaznia-Besa        3-2
Sinani 25’, 48’, Dhembi 60’/ Sakaj 8’, Fortunat 31’

RENDITJA

Tirana             58
Vllaznia             57
Dinamo             51
Shkumbini             44
Teuta             41
Besa                 39
Flamurtari         32
Partizani             30
Elbasani             30
Lushnja             30
Apolonia             29
Bylis             28

E Shtune, 25 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›