Lushnja- Tirana, nga mbijetesa te titulliNë fakt, në pesë ndeshjet e fundit midis këtyre dy ekipeve në kampionat, përfshirë edhe ato të sezonit 2005-2006, Tirana nuk ka shënuar më shumë se një gol, kur ka mundur të fitojë 3 dhe të barazojë 2 të

Në ndeshjen e fazës së parë, Tirana fitoi me Lushnjën (1-0) në “Selman Stërmasi” me një autogol të Laert Ndonit, por në ndeshjen e fundit të zhvilluar në “Roza Haxhiu”, ajo për Kupën e Shqipërisë, 23-herë kampionët e Shqipëria iu imponuan plotësisht vendasve, duke fituar thellësisht 4-1.
Me këto kujtime të bukura dhe me formacionin më të mirë në dispozicion, trajneri i Tiranës, Agustin Kola, kërkon maksimumin nga lojtarët e tij për të përfituar nga ndonjë hap fals i Vllaznisë, rivales më të madhe për titull.
Golashënuesi më i mirë i Tiranës në kampionat, Migen Memelli, autori i dy golave kundër Lushnjës në ndeshjen e Kupës, e vlerësoi tepër të rëndësishme sfidën.
“Lushnja ka bërë ndeshje shumë të mira këtë vit, pavarësisht se humbi javën e kaluar me Vllazninë. E kemi vlerësuar maksimalisht takimin, pasi për Lushnjën çdo ndeshje është si një finale në luftën për mbijetesë. Objektivi ynë është fitorja, pasi luftojmë për titullin kampion”, - tha sulmuesi bardheblu, i cili ka arritur një marrëveshje paraprake me shumë të konsiderueshme financiare me skuadrën e kryeqytetit kinez, FC Beijing.
Në përballjen e dyfishtë me Elbasanin, për kampionat e kupë, Tirana nuk arriti të shkojë më shumë se barazimi pa gola, por te skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në transfertë (16, po aq sa Dinamo), besojnë se ndaj ekipit me më pak pikë të grumbulluara në shtëpi, është rasti më i mirë për t’u rikthyer te goli e fitorja.
Në fakt, në pesë ndeshjet e fundit midis këtyre dy ekipeve në kampionat, përfshirë edhe ato të sezonit 2005-2006, Tirana nuk ka shënuar më shumë se një gol, kur ka mundur të fitojë 3 dhe të barazojë 2 të tilla. Sa për kujtesë, fitorja e fundit e Lushnjës ndaj Tiranës daton më 17 maj 2003, me një triumf në kryeqytet (1-0), ndërsa fitorja më e thellë e bardhebluve në Lushjën në dhjetë vitet e fundit është ajo 6-0, më 23 gusht 2003.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 22
01.03.2009
Teuta-Vllaznia (A.Lulaj)
Faza I: Vllanzia-Teuta 2-1
Lushnja-Tirana (K.Meta)
Faza I: Tirana-Lushnja 1-0
Elbasani-Partizani (B.Pashaj)
Faza I: Partizani-Elbasani 2-2
Besa-Apolonia (S.Çekaj)
Faza I: Apolonia-Besa 3-1
Shkumbini-Flamurtari (E.Peza)
Faza I: Flamurtari-Shumbini 0-0
Dinamo-Bylis (E.Hoxha)
Faza I: Bylis-Dinamo 1-0
E Shtune, 28 Shkurt 2009