E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnja-Partizani, finalja e mbijetesësPartizani ndodhet në kuotën e 36 pikëve, ndërsa Lushnja në atë të 33 pikëve. Skuadra e Duros vjen në përballje direkte me golaverazhin 27-35 (-8 gola), ndërkohë që Lushnja e ka atë 24-34 (-10 gola).

Lushnja-Partizani do të jetë “finalja” e mbijetesës në Kategorinë Superiore, parë dhe kalendarin e tri rivalëve të tjerë: Apolonisë (ndeshet kundër Shkumbinit), Bylisit (kundër Dinamos) e Elbasanit (kundër Teutës).

Të “Kuqtë” fituan me Elbasanin 2-1 në një ndeshje shumë të tensionuar, falë dy golave të golashënuesit më të mirë të tyre, korçarit Marius Ngjela, i cili realizoi në minutat 11-të e 88-të, që bëri edhe të pavlefshëm penalltinë e realizuar nga Renato Yshmeri (77’), pas frenimit të kapitenit të Elbsanit Julian Ahmatajt nga ai i Partizanit, Orges Shehi.

Partizani ndodhet në kuotën e 36 pikëve, ndërsa Lushnja në atë të 33 pikëve. Skuadra e Duros vjen në përballje direkte me golaverazhin 27-35 (-8 gola), ndërkohë që Lushnja e ka atë 24-34 (-10 gola).

Kjo do të thotë, që Lushnja duhet të fitojë me një diferencë mbi tre gola për t’u barazuar me pikë me Partizanin dhe ta kalojë atë në golaverazh e ta lërë pas saj.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA XXXII, 16.05.09

Vllaznia-Lushnja 1-1
Sinani 7’/ Bubeqi 45’

Partizani-Elbasani 2-1
Ngjela 11’, 88’/ Yshmeri 77’(p)

Dinamo-Tirana 2-3
Isufi 56’, Bakaj 92’/ Agolli 13’, Lilaj 39’, Sorra 77’

Besa-Apolonia 0-2
/Shoshi 12’, Haxhibuliç 89’ (p)

Shkumbini-Bylis 0-2
Shiroke 48’, 86’

Teuta-Flamurtari 2-3
Dosti 39’, Vila 82’/ Çaushaj 36’(11-m), Galica 50’, 62’

Renditja
Nr. Ekipi        ND    P
1. Tirana         32     65
2. Vllaznia     32     64
3. Dinamo         32     52
4. Teuta         32     44
5. Shkumbini     32     44
6. Besa         32     40
7. Flamurtari     32     39
8. Partizani     32     36
9. Apolonia     32     35
10. Bylisi     32     34
11. Lushnja     32     33
12. Elbasani     32     32

JAVA 33/ 23.05.2009
(Java e fundit e sezonit)

Tirana-Vllaznia
Bylisi-Dinamo
Apolonia-Shkumbini
Flamurtari-Besa
Elbasani-Teuta
Lushnja-Partizani

E Shtune, 16 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›