E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnja, arma plus ndaj kryesuesve janë tifozët

Nga Julian Kasapi

Vihet re një organizim i gjithanshëm i tifozëve për ndeshjen e nesërme, ku trajneri Malko nuk do të ketë sulmuesin Sefa

Ditët e përgatitjeve për ndeshjen e radhës mbyllen sot, ku stafi teknik i Lushnjës do të japë udhëzimet e fundit para sfidës me kryesuesit në Roza Haxhiu. Në Lushnjë të gjithë besojnë se skuadra e drejtuar nga trajneri Malko dhe ndihmësi i tij Çuko do të fitojë. Luftëtari vjen në një pozicion shumë komod në Lushnjë, me peshën e kryesuesit, kështu që i gjithë tensioni apo presioni bie mbi futbollistët dhe stafin teknik të Lushnjës, edhe pse është vetëm një ndeshje e radhës.

Përveç të tjerave, trajneri Malko njeh edhe forcën e kundërshtarit, pasi dy nga titullarët e Luftëtarit, Nora dhe Devolli, kanë qenë pjesë e Lushnjës më parë, madje i pari ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit për verdhejeshilët. Trajneri Malko ka debutuar në stolin e Lushnjës këtë sezon pikërisht ndaj Luftëtarit në Gjirokastër.

Tifozëria Atmosferës së ditës së shtunë, kur duhet mbështetje sa më e madhe për këtë finale, siç është quajtur nga stafi teknik dhe vetë futbollistët, do ti shërbejë edhe një takim, që po përgatitet nga shoqata Lushnja, me të gjitha grupet e tifozërisë lushnjare. Mbështetja e skuadrës së zemrës ndaj Luftëtarit, sipas drejtuesve të shoqatës dhe grupeve të tifozërive, do të jetë një faktor plus për të marrë 3 pikët.

Pritet që organizimi i tifozërisë të jetë madhështor, madje tifozërisë lushnjare do ti bashkohen edhe tifozë nga Berati. Durim Meta, kryetar i shoqatës Lushnja, konfirmon: Do të përpiqemi ta mbështesim sa më fuqishëm skuadrën dhe për këtë duhet të jemi sa më shumë në numër, por edhe të organizuar. Lushnja është një skuadër që ka një nga tifozëritë më të mëdha në vend dhe mbetet vetëm të organizohemi, duke dhënë kontributin tonë drejt rrugës për në superiore.

Grupi Skuadra lushnjare ka vijuar e qetë përgatitjet për ndeshjen e nesërme, ku, me sa duket, nuk do të ketë shërbimin e Sefës në sulm. Vendimi përfundimtar do të merret në fund nga stafi mjekësor dhe ai teknik, por shanset për aktivizimin e Sefës janë mininale. Të gjithë të tjerët janë në dispozicion të trajnerit Malko për ndeshjen më të fortë të sezonit, ku fitorja hap rrugën për kalimin direkt në superligë. Humbja e javës së fundit me Besëlidhjen e zbriti Lushnjën nga vendi i dytë.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›