E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnja ka gjithçka për të kaluar direkt në superligë

Nga Julian Kasapi

Presidenca dhe klubi kanë garantuar çdo gjë që i duhet skuadrës dhe futbollistët e kanë të qartë se u duhet vetëm të punojmë si duhet

Futbollistët lushnjarë kanë pushuar dje, për të rinisur sot përgatitjet shtesë për takimin e javës së 13-të me Gramozin. Zgjatja e kohës për këtë ndeshje sigurisht që do të ketë ndikimin e saj në tempin e futbollistëve verdhjeshilë, të cilët kanë fituar 6 ndeshje radhazi në kampionat dhe këto pas dy ndërprerjeve. Nëse flasim me supersticiozitet, pas çdo pauze të këtij sezoni lushnjarët kanë fituar nga tri ndeshje, por gjithçka do të duket në transfertën e vështirë të të Ersekës.

Angazhim maksimal Grupi i futbollistëve lushnjarë është në gjendje të mirë, pavarësisht ndonjë dëmtimi të vogël apo dhe atij të kapitenit Çela, i cili është sërish në dyshim për tu aktivizuar këtë javë. Askush nuk e neglizhon stërvitjen, sepse të gjithë janë të vetëdijshëm se vetëm me punë mund tia dalin në rrugën e gjatë të këtij sezoni. Edhe vendi i 4-t, që ata mbajnë aktualisht, mund ti kalojë në superligë, por vetëm me anë të ndeshjes shtesë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Sajmir Malko duhet patjetër të kapërcejë me sukses 3 ndeshjet e mbetura të fazës së parë, që më pas të organizojë fazën përgatitore të dimrit, që është shumë e rëndësishme për mbylljen me sukses të sezonit. Asnjë shqetësim nuk ka Lushnja, sepse financat dhe gjithçka tjetër ëhtë e siguruar nga ana e presidencës dhe klubit. Të gjithë janë angazhuar për skuadrën, nga e cila presin të gjithë të luajë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›