SHBA Te shqetesuar per nje masaker te mundshme ne Aleppo
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se janë të shqetësuar se forcat ushtarake të qeverisë janë të gatshëm për të bërë një masakër në qytetin më të populluar ët Sirisë, Alepo. Departamenti amerikan I shtetit ka bërë të ditur se vendosja e tankeve, helikopterëve dhe artilerive të tjera të rënda tregojnë se sulmi I mundshëm mund të jetë vetëm nëj cështje kohe. Zëdhënsja e departamentit amerikan të shtetit Viktoria Njulend është shprehur se në Siri po ndodh një përshkallëzim serioz I konfliktit. Ndërkohë rebelët sirianë në qytet kanë nisur të marrin furnizime me ushqime dhe medikamente për të qenë të përgatitur për cfarëdo lloj situate. Njuland shprehu mbështetjen për popullin sirian dhe e komentoi këtë sulm të mundshëm si nëj përpjekje tjetër të dëshpëruar të një regjimi që po përpiqet të mos humbasë kontrollin. Ajo këmbënguli se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të ndërhynin përvecse do të furnizonin me mjete jo vdekjeprurëse popullin sirian që ka 16 muaj që lufton kundër presidentit Bashar Al Asad.