Lushnje, Mediu: Taksa progresive rrënon sistemin fiskal
Partia Republikane zhvilloi një takim elektoral në Lushnje, ku u prezantua edhe kandidati për deputet, Eduart Sharka. Në fjalën e tij, kryetari i PR-së Fatmir Mediu u shpreh se priroritetet e maxhorancës gjatë dy mandateve kanë qenë absolutisht në drejtim të mirëqënies së qytetarit, si në rrafshin ekonomik, ashtu edhe në arsim, shëndetësi, mjedis, por pa harruar asnjëherë dhe cështjen kombëtare. “Besimi në Zot është jo vetëm si një vlere njerëzore, por edhe një vlerë politike në themel të shteteve të konsoliduara” theksoi Mediu
Gjithashtu Mediu iu referuar edhe taksës progresive të PS-së duke e cilësuar atë si një taksë që shkatërron sistemin fiskal. “Tendenca e PS për të shkatërruar sistemin fiscal nepermjet taksës progresive, do të thotë shkatërrimi i sektorit privat i cili është në hapat e parë atë konsolidimit te tij. Orientimi drejt takses progressive dhe prioriteti drejt sektorit publik kundër tendencës së lirisë dhe ekonomisë së tregut është rruga drejt një krize ekonomike të pashmangshme”- theksoi Mediu.