E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sherr mes dy nxënësve në ambientet e shkollës në Paskuqan, plagoset me thikë njëri prej tyre

Një sherr mes dy nxënësve ka ndodhur në shkollën “Jashar Hoxha” në Paskuqan, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë.

Dy 15-vjeçarë janë konfliktuar në ambientet e shkollës, ku konflikti ka degraduar në përdorimin e thikës nga njëri prej tyre.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një nga 15-vjeçarët, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 

Autori është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›