Shkolla 9-vjeçare “Imelda Lambertini” në Elbasan fituese e Konkursit të Parasë 2023

926 nxënës të grup moshës 13-15 vjeç nga 89 shkolla nga e gjithë Shqipëria janë bërë këtë të enjte pjesë e konkursit të pestë Europian të Parasë.
Sipas organzatorëve në konkurs pati një pjesëmarrje rekord me 463 ekipe.
Në konkursi nxënësit testuan njohuritë e tyre financiare.
Ekipi fitues i finales kombëtare të konkursit të Parasë 2023 është nga shkolla 9-vjeçare “Imelda Lambertini” në Elbasan. Ekipi fitues i vendit të dytë është nga shkolla “Sotir Gurra” në Korçë dhe ekipi fitues i vendit të tretë është nga shkolla 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.
Skuadra fituese do të konkurrojë duke përfaqësuar Shqipërinë në finalen evropiane të Kuizit të Parasë, që do të zhvillohet në Bruksel më 16 maj 2023.
Konkursi u organizua nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
/ rtsh.al /