Lushnjë, aksident rrugor, plagoset 48-vjeçari
Një tjetër aksident ka ndodhur në rrugën Fier- Lushnjë. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Saver, të rrethit të Lushnjës. Dy makina me targa të Durrësit kanë dalë nga rruga duke u përmbysur në kanalin anësor të rrugës. Furgoni me targa DR3687D, i drejtuar nga shtetasi Arben Mici, 39 vjeç ka tentuar të parakalojë makinën tip golf me targë DR 2324B, i drejtuar nga shtetasi Agron Mustafa 48 vjeç por veprimi ka qenë i gabuar dhe të dy drejtuesit e automjeteve janë munduar të shmangin përplasjen duke përfunduar në kanal. Si pasojë është plagosur drejtuesi i golfit, Agron Mustafa, i cili është dërguar menjëherë në spital. Policia e Lushnjës ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e furgonit Arben Mici për zbardhjen e plotë të aksidentit.