E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Qarkut Librazhd miraton 2.2 milion lekë për rikonstruksionin e rrugës Mirakë-Polis

Një fond prej 2.2 milionë lekësh i dhënë nga Këshilli i Qarkut të Elbasanit do të bëjë të mundur rikonkstruksionin e aksit rrugor prej 7 km Mirakë- fshati Polis në Komunën Polis, rreth 35 km larg Librazhdit. Drejtori i Shërbimeve Rajonale në Këshillin e Qarkut, Lulzim Shahinaj, tha se  "rikonstruksioni i rrugës përfshin sistemimin dhe asfaltimin e kësaj rruge, si dhe ndërtimin e disa veprave të artit si mure mbajtëse, ura etj". Në komunën e thellë malore të Polisit ka përfunduar rikonstruksioni i rrugës Vilan – Gur Shpat, i cili mbeti i bllokuar nga rrëshkitja e dheut duke bllokuar kalimin e banorëve nga njëra anë e rrugës tek tjetra. Dëme pati edhe në 25 banesat e lagjes Qafë Dardhë. Ndërhyrja e pushtetit lokal e Prefekturës dhe Këshillit të Qarkut për evakuimin e banorëve duke u dhënë këtyre të fundit ndihmën e parë atë materiale ishte e menjëhereshme. Komuna Polis ndodhet rreth 35 kilometra larg qytetit të Librazhdit dhe përshkohet nga male dhe kodrina. Kjo zonë njihet për zhvillimin e blegtorisë, por nuk mund të lihet mënjanë dhe bujqësia. Ajo rrethohet nga një  peizazh natyror fantastik për  çdo udhëtar dhe turist, që zgjedh këtë zonë për të kaluar pushimet dimërore, por edhe verore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›