Zhvillohet në Durrës festivali ndërkombëtar danci “Modern bashkëkohor”

Kompani të njohura teatrore do të marrin pjesë për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Dancit Modern dhe Kontemporan, edicioni i katërt, i të cilit do të zhvillohet në Durrës nga 30 prill-6 maj 2009. Drejtori i Festivalit, Gjergj Prevazi tha se tashmë kanë konfirmuar pjesmarrjen e tyre në këtë Edicion nëntë kompani teatrore nga Kanadaja, Italia, Turqia, Shqipëria e Hungaria, ndërsa Greqia dhe Izraeli do të paraqiten me nga dy trupa. Prevazi shtoi se shfaqjet e këtij Edicioni do të kenë si mikpritëse skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe arenën e Amfiteatrit antik. Për herë të parë trupat e Dancit modern nga vende të ndryshme të Evropës do të performojnë në mjediset e monumentit 1900-vjeçar, duke mundësuar edhe rritjen e numrit të shikuesve pjesmarrës. Sipas Prevazit edhe në këtë edicion është parashikuar pjesmarrja e specialistëve, drejtuesve dhe menaxherëve të Festivaleve të ngjashme nga Belgjika, Hollanda, Turqia, Maqedonia, Italia, etj. Festivali Ndërkombëtar i Dancit Modern Bashkekohor, është një project unik në vendin tone e synon te kethehet ne tradite. Festivali ka krijuar kushte mjaft të mira për njohjen e tendencave të Dancit Modern Bashkekohor, per studentët e degës së koreografisë. Prevazi tha se gjatë këtij edicioni të pranishëm do të jenë edhe një pjesë e studentëve të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Në perfundim të veprimtarisë ,organizatorët e “Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Modern dhe Bashkohor” do të nderojnë me “çmimin e karrierës” një nga balerinët apo koreografët e shquar shqiptarë në vite. Festivali i Dancit modern dhe kontemporan organizohet nga shoqata “Durres Beauty” dhe mbështetet nga MTKRS dhe bashkia e qytetit.
...