E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnjë arrestohet 44 vjecari, torturoi të birin me hekur

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 44 vjecar i cili akuzohet për torturimin e djalit të tij 13 vjecar, pasi ky i fundit kishte vjedhur në shtëpinë e fqinjit. Babai ka ndëshkuar të birin duke e qëlluar 27 herë me një shufër hekuri. 

LUSHNJE- Një 44-vjeçar në fshatin Cermë të Lushnjë është arrestuar nga policia me akuzën e torturës. Ai ka torturuar të birin, vetëm 13-vjeç, duke e ndëshkuar në mënyrë të tmerrshme, pas një vjedhjeje që fëmija kishte kryer tek shtëpia e një bashkëfshatari. Ndëshkimi ka qënë damkosje me hekur të nxehtë dhe policia ka konstatuar në trupin e të miturit 27 shenja të një shufre hekuri.
Pas kësaj policia ka arrestuar menjëherë të atin e djalit ku bëhet i ditur emri, Bexhet dhe mbiemri me inicialin M. Sipas policisë, britmat e fëmijës janë dëgjuar nga komshinjtë dhe kanë qenë këta që kanë njoftuar policinë. Ekspertët e policisë konfirmojnë shenjat e hekurit të nxehtë në pjesët e krahut, barkut dhe kurrizit, në trupin e djalit.
Pas këtyre, shkaktari është arrestuar dhe do të përgjigjet për veprën penale të torturës. Ndërkohë, burimet e policisë sqarojnë se 13-vjeçari është autor i vjedhjes së një aparati celular dhe një shume parash në banesën e një bashkëfshatari.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›