MASH: Rama dogji 15 mln kredi për shkollat
Miniistria e Arsimit akuzoi sot kryebashkiakun e Tiranes për djegien e fondeve për ndërtimin e shkollave në kryeqytet. Sipas Ministrisë abetaret jepen falas dhe hedh akuza për abuzime me lejet e ndërtimit.
TIRANE-Ministria e Arsimit dhe Shkencës reagon pas deklaratës së djeshme të kryetarit te bashkise se Tiranës Edi Rama në një emision televiziv dhe e akuzon se ka lënë fëmijët e Tiranës pa shkolla e kopshte dhe ka djegur rreth 15 milion euro kredi të dhënë nga Qeveria për ndërtimin e tyre.
Gjatë një emisioni televiziv Rama tha se "prindërit si pasojë e gjendjes së vështirë ekonomike nuk ju blejnë dot abetare fëmijëve,
“Rama me deklaratën e tij dëshmon se nuk jeton në Shqipëri, por në kullën e tij të fildishtë në Pezë, pasi akoma nuk ka mësuar se në Shqipëri fëmijëve të të gjitha shtresave, abetaret u jepen falas nga shteti. Teksti i Abetares u jepet falas të gjithë nxënësve të klasave të para në Shqipëri dhe asnjë prind nuk paguan për Abetaren", deklaroi MASH, sipas së cilës, “premtimi i Ramës për të paguar Abetaret ngjan me ato premtimet e Zhvejkut”.
“Programi i Edi Ramës se do t’ju blejë fëmijëve abetare është një tallje e thjeshtë e një njeriu që nuk ndërton shkollat e Tiranës, sepse nuk merr dot 20% të lejeve, por premton ato që tashmë janë garantuar prej vitesh”, thuhet në reagimin e MASH.
(s.g/BalkanWeb)