E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: LSI favorizon punësimin për gratë dhe vajzat

Kreu i LSI, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me gra dhe vajza të njësisë bashkiake numër 5 në kryeqytet, gjatë të cilit garantoi se programi i forcës që ai drejton, favorizon punësim pikërisht për këtë kategori. 

TIRANE- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me gra dhe vajza të njësisë bashkiake numër 5 në kryeqytet. Meta garantoi se programi i LSI-së favorizon punësim pikërisht për këtë kategori.
“LSI ka programin më të mirë për punësimin, programin më të qartë, dhe ky është një program që në radhë të parë favorizon gratë dhe vajzat” deklaroi Meta, gjatë fjalës së tij.
Ndër të tjera, Meta premtoi se forca që drejton, në qeverisje do të hapë 100 mijë vende të reja pune.
“Ne thamë se do të hapim 100 mijë vende pune, sepse ne studiuam se si do të hapen këto 100 mijë vende pune. Ne tashmë e kemi shumë të qartë planin sesi do të hapen këto 100 mijë vende pune. Ne kemi programin më të qartë për bujqësinë, sepse duke qenë bujqësia në krizë është në krizë e gjithë ekonomia”’ theksoi lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›