Lushnje, arrestohet për zjarrëvënie të qëllimshme
Lushnje- Zjarri që përfshiu banesat në fshatin Shën Napremte në Lushnje mësohet se ka qenë i qëllimshëm. Sipas burimeve policore bëhet e ditur se pas hetimeve të para në pranga është vënë një person që akuzohet se ka shkaktuar zjarrin.
“Në pranga ka rënë një punonjës i ‘Rruga Ura’, Fiqiret Murizi, i cili ndezi një zjarr për të pastruar rrugën nga barishtet”- thanë burimet policore.
Vetëm pak çaste pasi vuri zjarrin, ai mori përmasa të mëdha dhe nisi të përhapej me shpejtësi, duke përfshirë banesat aty parnë. Si pasojë, u dogjën pjesërisht 3 banesa, ndërkohë që flakët kanë vazhduar.