E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, Ballack martohet me Simonën

Michael Ballack, 31-vjeç u martua sot me të fejuarën e tij historike, Simone Lambe, 30-vjeç.

Të dy, tashmë prindër të Louis, Emilio e Jordi, përkatësisht, 6, 5 dhe 3 vjeç kanë thënë po-në zyrtare në Berg në liqenin Starnberg. Lajmi është dhënë nga një agjenci lajmesh gjermane Dpa.

Ndërkohë që nesër priten të zhvillohet ceremonia fetare për dasmën. Kryetari i bashkisë së vendit të vogël bavarez Rupert Mohn, celebroi martesën në 'Sala dei Cavalieri' një kështjellë në Kempfenhausen.

Filimisht do të bëhet një pritje me prindërit dhe miqtë më të ngushtë gjatë pasdites në Yacht Club Bavarese në Starnberg.

Ndërkohë që nga nesër në program janë dy ditë festash të mëdha me më shumë se 400 të ftuar, ndër të cilët ‘Kaiser' i futbollit gjerman Franz Beckenbauer.

Në ceremoni do të mungojë komisari teknik i gjermanisë, Joachim Loew, që ka deklaruar se nuk mund të jetë, pasi është akoma me pushime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›