E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, 2 emrat për kreun e Deklarimit të Pasurive

Tiranë- Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka propozuar sot dy emra të rinj për kreun e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive.

Sipas burimeve zyrtare mësohet se kandidaturat e reja që janë prezantuar janë

Adriatik Llalla dhe Bashkim Dedja.

Dy emrat e rinj janë zgjedhur nga Topi për të zëvendësuar Fatmira Laskaj, e cila mbaron mandatin e saj 5-vjeçar.

Pas propozimit nga kreu i shtetit është radha e Kuvendit të Shqipërisë, që do të japë ose jo aprovimin e tij lidhur me propozimet për kandidaturat e reja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›