E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje arrestohet vrasesi i Iriqit

/ /

Policia e Lushnjes bashkepunoi me ate te Fierit per te intensifikuar kerkimet me qellim gjetjen e atentatorit qe qelloi ne dere te shtepise djalin e vetem te familjes Lala i njohur per lidhje me banden e Lushnjes. Me ane te nje komunikimi zyrtar policia e qarkut Fier beri te ditur dje se ne bashkepunim me autoritetet e Lushnjes ka realizuar zbardhjen e kesaj vrasjeje te ndodhur ne qytetin e Lushnjes si dhe ndalimin e autorit te saj nga i njejti qytet. Ne baze te hetimeve te kryera ky shtetas ka rezultuar te jete autori i dyshuar i vrasjes se shtetasit Gerti Lala vjec 29 i njohur si Iriqi ndodhur rreth ores 23.30 te dates 8 korrik 2010 prane baneses ku ai jetonte ne qytetin e Lushnjes. Si rezultat i punes se bere nga grupi hetimor i ngritur per zbardhjen e kesaj ngjarjeje rezulton se motivi i vrasjes se shtetasit Gerti Lala ka lidhje me ngjarje te meparshme kriminale te ndodhura ne rrethin e Lushnjes disa prej te cilave jane ne hetim nga prokuroria dhe policia e ketij rrethi pohohet nga Drejtoria e Policise se Fierit. Ne lidhje me kete ngjarje jane shoqeruar dhjetera persona te dyshuar si autore te mundshem te saj. Por ndersa po verifikoheshin gjurmet e lena ne vendin e krimit nga policia dhe prokuroria nje deshmi e rendesishme erdhi nga familjare te viktimes. Burime te policise pohojne se nena dhe motra e 29-vjecarit Lala i kane pare te gjithe te shoqeruarit nje e nga nje nese kishin dyshime se ndokush ishte personi i dyshuar per to. Mesohet se ato kane dyshuar tek Bilbili. Madje burimet tregojne se jane dashur ne perballjen e fundit rreth 6 ore qe nena e viktimes Lala te bindet pikerisht per 20-vjecarin duke i vene gishtin. Sipas saj ky person ka qelluar mbi te birin. Policia pohon faktin se deshmite bashke me provat shkencore te siguruara ne vendin e ngjarjes dhe hetimet e punonjesve te grupit hetimor kane cuar ne zbardhjen e ngjarjes. Orgest Bilbili njihet si person me precedente penale ne vjedhje dhe plagosjen me thike te nje te riu ne Lushnje per te cilen ishte denuar. Por ndersa konfirmohet fakti se provat jane te forta per te fajesuar Bilbilin per ngjarjen nuk behet i njohur motivi i krimit. Sipas policise grupi hetimor po punon per te hedhur drite mbi ngjarje te vjetra te ndodhura ne Lushnje ku dyshohet se ka qene i perfshire Iriqi. Nga burime jozyrtare mesohet se Bilbili mund te jete person i shtyre nga te tjere per te kryer vrasjen e 29-vjecarit Gerti Lala. Megjithese hidhen dyshime per implikim me banden e Lushnjes nuk konfirmohet ende zyrtarisht ky fakt pasi sipas policise ceshtjet jane ende ne shqyrtim dhe detajet e dhena per kete rast mund te demtojne hetimet e tyre. Pritet qe te merret dhe deshmia e Bilbilit pas arrestimit te tij ndonese nga deklarimet e meparshme ai ka mohuar te kete lidhje me ngjarjen. Per kete ngjarje jane nen hetim te tjere persona te dyshuar si bashkepunetore ose organizatore te krimit.

LUSHNJE/ MAJLINDA RAMA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›