“Presidenti”, akuza dhe replika në distancë mes PD dhe Ramës
TIRANË- - Kreu i opozitës dhe selia blu kanë sulmuar dhe replikaur në distancë për cështjen e presidentin.
Partia Demokratike denoncoi sot kreun e PS-së Edi Rama se po vendos ultimatum për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Nëpërmjet një deklarate për mediat zëdhënësja e belisë blu, Silvi Bardhi bëri me dije se mazhoranca nuk do pranojë kërcënimet për bojkot të parlamentit nga kreu i opozitës
“Zoti Rama në një seri deklaratash ultimative shprehet se ai do të bojkotojë parlamentin për të bllokuar sërisht siç bëri dy vjet me rradhë procesin e integrimit pasi ai nuk pranon kandidaturë për president nga Partia Demokratike, nuk pranon rekomandimet e ODHIR për procesin e votimit dhe kërkon që kryetarin e KQZ-së ta përzgjedhë me Ombudsmenin e tij. PD nuk pranon asnjë ultimatum dhe aq më tepër deklaratat e zotit Rama se ai nuk do të pranojë kandidat për president nga Partia Demokratike sepse në logjikë dhe mëndësinë e bllokmenëve të rinjë, demokratët janë armiqë të sojit të tyre”,- thuhet në reagimin e PD.
Partia Demokratike duke nënvizuar se vlerëson angazhimin e opozitës në reformën zgjedhore dhe votimin në Parlament të kodeve dhe ligjeve, që prej dy vitesh, mbaheshin peng politik në Parlament për të bllokuar statusin deklaron se “mbetet e vendosur dhe e hapur të bashkëpunojë në parlament me opozitën për zbatimin e rekomandimeve të ODHIR per zgjedhjet, si dhe është e gatshme të nisë në afatin kushtetues negociatat per zgjedhjen e Kreut të shtetit në respekt të plotë të frymës dhe gërmës se ligjit themelor të vendit”.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i kryesocialistit Rama, i cili akuzoi kryeministrin se do një president për veten, jo për vendin.
“Kryeministri thote Rama kercenon me bllokim! E verteta: Ne i kerkojme Kryeministrit te mos kercenoje Shqiperine duke rrezikuar statusin e kandidatit per Jozefinen! Kryeministri thote Rama kercenon me bllokim! E verteta: Ne i kerkojme Kryeministrit te mos kercenoje zgjedhjet e ardhshme duke rrezikuar statusin per Ristanin! Ne duam nje President per Shqiperine. Kryeministri do nje president per vete. Ne duam nje figure uniteti kombetar,Kryeministri do nje noter partiak. Dallim i qarte””,- shkruan Rama në faqen e tij personale në Twitter.
(el.me/BalkanWeb)