Rezoluta e PE, PS-PD të gatshëm për dialog
Miratimi i rezolutes per Shqiperine nga ana e Parlamentit Europian ka dhene menjehere efektet e vet tek marredheniet mes opozites dhe mazhorances. Kryeministri Berisha perseriti ftesen ndaj pozites per te hetuar zgjedhjet dhe pjesëmarrje ne komision ndersa ne pegjigjen e tij kryetari te grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci u shpreh i gatshem qe sipas sugjerimeve te rezolutes se Parlamentit Europian, palet te ulen ne negociata...
"Jam këtu tu bëj thirrje të fillojmë pa vonesë shqyrtimin sipas metodikës që të bihem dakord të materialeve të votimit. Kjo është mendoj unë, një detyrim moral i maxhorancës ndaj opozitës, por kjo është gjithashtu dhe një e drejtë ligjore e cdo deputeti, grupi deputetësh apo qytetari për të parë materialet e votimit. Ne i qëndrojmë plotësisht vendimit tonë që të udhëhiqni komisionin, që ju të keni shumicën në cdo votim në këtë komision në mënyrën më të padiskutueshme", tha ne Parlament kryeministri Sali Berisha.
"E pra, humbëm 12 muaj kohë vetëm për këtë fjali, vetëm për këtë dakortësi. Vetëm për domosdoshmërinë e hetimit të zgjedhjeve, vetëm që përbërja të jetë me shumicë nga opozita, drejtimi të jetë nga opozita dhe objekti i kërkuar nga opozita dhe me një kosto më të shpejtë që të prijmë reformën elektorale. është koha që atë që pohuat sot, të ulemi, ne jua kemi bërë apel 12 muaj rresh, të ulemi, të ulemi, të ulemi. Dhe ne jemi ulur në këtë sallë, kemi marr nismat tona politike, kemi marr nismat tona ligjore, të cilat ju i keni hedhur poshtë. Megjithatë më mirë vonë se sa kurrë. Ja ku jemi, ne këtu do të jemi. Opozita shqiptare ëstë duke filluar që nga funksionimi i demokracisë, që fillon me hetimin e zgjedhjeve, le të ulemi bashkërisht ti zgjidhim këto", tha Gramoz Ruci, kryetar i grupit parlamentar te PS.
I menjehereshme reagimi i kryeministrit Berisha per pas kësaj deklarate te Rucit ndersa ai shkoi me tej kur ftoi opoziten qe per hire te konsensusit ajo te beje propozimet per cdo ligj qe ka nevoje per 3/5-at...
"Unë dua të shpreh vlerësimin tim për diskutimin e zotit Ruci dhe gatishmërinë që zoti Ruci me gjithë vërejtjet normale shprehu që mbi bazën e rezolutës të bashkëpunojë", vijoi Berisha.
Bledian Koka < I mëparshmi