E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë- Një OKB, mbahet sot konferenca ndërqeveritare

Tiranë- Për herë të parë në Shqipëri, do të zhvillohet sot një konferencë e nivelit të lartë për Reformën Një OKB.

Konferenca do të jetë ndërqeveritare dhe pritet të marrin pjesë përfaqësues nga 40 vende të botës.

Fjala përshëndetëse do të jetë nga kryeministri Berisha dhe ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Clark, pasi është kryetarja e grupit të zhvillimit të OKB-së.

Qëllimi i reformës është të përmirësojë cilësinë e punës së kryer nga Kombet e Bashkuara, në mënyrë që shtetet të arrijnë sa më tepër rezultate dhe ti përballojnë me sukses sifdat e së ardhmes.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›