E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, kanos me armë, pranga 20-vjeçarit

Kanos nje bashkëqytetar, i vihen pranga një 20-vjeçari në Lushnje. Burime zyrtare nga policia bëjnë te ditur se Erjon Shehu, 20 vjeç, ështe arrestuar nga blutë e qytetit, pasi ka kërcenuar me armë zjarri shtetasin N.Llazi.

Të njëjtat burime saktesojnë se ngjarja ka ndodhur për shkaqe banale.
 

Denoncimi ne polici ka çuar ne kontrollin e banesës se Shehut, ku iu sekuestruan një pistoletë, të cilën ky shtetas e mbante pa leje.
Ndaj tij tashmë rëndojnë akuzat e “kanosjes” dhe “armëmbajtjes pa leje”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›