Haxhinasto pret drejtorin e Agjencise Nderkombetare te Energjise Atomike
Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto priti Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Yukiya Amano.
Takimi u përqendrua mbi bashkëpunimin e deritanishëm të vendit tonë me ANEA si dhe mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm, në përputhje me objektivat zhvillimore të vendit.
Haxhinasto vlerësoi projektet mjaft të suksesshme të realizuara në bashkëpunim me ANEA.
Ai e siguroi Amanon për vazhdimin e angazhimit të vendit tonë në këtë partneritet edhe në të ardhmen në fushat me prioritet si shëndetësia, energjia, mjedisi etj.
Amano nga ana e tij vlerësoi mbështetjen dhe bashkëpunimin shembullor që kjo Agjenci ka pasur me vendin tonë, çka e ka kthyer Shqipërinë në një partner serioz edhe për çështje të tjera me një rëndësi ndërkombëtare.
Ai u shpreh se shëndetësia e veçanërisht zhvillimi i teknologjisë bërthamore për luftimin e kancerit, mbetet një prioritet përgjatë mandatit të tij në krye të AEA-së.
Haxhinasto vlerësoi rolin e Amanos dhe të ANEA-s pas problemeve të shkaktuara nga cunami në Fukushima të Japonisë.