Lushnje, kapet me drogë, pranga 32- vjeçarit

Policia e qytetit të Lushnjes ka arrestuar një 32-vjecar, pasi u kap me një sasie lënde narkotike. Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave shtetasi Albert Serria, u kap me 50 gr lëndë narkotike. Sipas burimeve, sasia e drogës, e cila dyshohet të jetë cannabis sativa është gjetur në automjetin e 32-vjeçarit.
Nga kontrolli i imtesishem në makinën e tij, u konstatua droga. Nga peshimi i lëndës narkotike rezultoi se pesha e pergjithshme ishte 50 gram. Sipas uniformës blu, në cilesine e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, sikurse dhe automjeti. Prodhim dhe shitje e narkotikeve eshte akuza qe rendon mbi 32-vjeçarin.
Tashmë policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e burimit dhe destinacionin e lëndës narkotike.