E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vatra zjarri në Elbasan, digjen 2 dynym shkurre

Vatra të shumta zjarri janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit, ku pak minuta më parë është sinjalizuar dhe për flakë në Labinot-Fushë, ku shumë pyje e shkurre janë në flakë. Burime nga sektori zjarrfikës bënë të ditur se nga zjarri janë djegur sipërfaqe me shkurre, prej 2 dynym.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në vendin e quajtur Labinot- Fushë ne Elbasan, ndonëse zjarri vazhdon dhe pse zjarrfikësit punojnë për fikjen e tij.

Mësohet se problemet më të mëdha për ekipet e zjarrfikësve janë terrenet e thyera. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarreve dhe nëse ato janë të qëllimshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›