E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkeqësohet situata në pyllin e Mirasit e Vidohovës

Vijon të jetë shqetësuese situata nga flakët e zjarrit në pyllin e Mirasit dhe Vidohovës në Devoll, pas sinjalizimit të parë rreth orës 15:48 minuta të ditës së sotme.

Sipas burimeve të cilat ndodhen prej orësh në vendin e ngjarjes për të shuar flakët, mësojmë se është era ajo e cila po e favorizon përhapjen e flakëve në të gjithë zonën.
 

Sipas burimeve, ndonëse forca të shumta zjarrëfikëse kanë qënë të gatshme duke kontribuar në neutralizimin e zjarrit dhe shuarjen pothuajse të tij, kërkohet ndihmë nga emergjenca civile e Tiranës. Terreni i vështirë e bën dhe më të pamundur ndërhyrjen e zjarrëfikësve, ndonëse banorët me mjete rrethanore janë duke ndihmuar.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›