Elbasan, motori përplas 19-vjeçarin, jashtë rrezikut për jetën

Dy të plagosur është bilanci i një aksidenti ndodhur pak minuta më parë në fshatin Mengel në Elbasan, ku një motorr ka përplasur udhëtarin. Sipas burimeve të policisë, mësohet se i plagosuri është shtetasi Ramazan Shabani, 48 vjeç dhe Besnik Camurri, 19 vjeç.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ndërsa drejtuesi i mjetit, Shabani është jashtë rrezikut për jetën, ashtu sikurse dhe kembesori. Tashmë të plagosurit janë dërguar për një trajtim mjekësor të specializuar në spitalin e Elbasanit, pasi kanë dëmtime serioze.
Humbja e kontrollit të drejtuesit të mjetit është bërë shkak për këtë aksident, i cili mund të kishte pasoja për jetën.