Lushnjë, konflikt me armë në tregun e fruta-perimeve, polici privat vret tregtarin
Një tregtar u qëllua për vdekje në afërsi të magazinave të tij në tregun e fruta-perimeve, në qytetin e Lushnjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth or¡s 8 e 30 minuta, ku u gjet i plagosur rëndë me armë zjarri në pjesën e qafës, tregtari Dashamir Qyrku, që ka humbur jetën gjatë transportit për në spital.
Viktima 40-vjeçar nga Shijaku ushtronte aktivitetin e tij tregtar në qytetin e Lushnjes. Policia ka shoqeruar për në komisariat një numër të madh dëshmitarësh.
Sipas informacioneve të para thuhet se, tregtari Qyrku, pak minuta para se te vritej pati një debat të ashpër verbal me një agjent privat tatimor.
Policia ende nuk e ka gjetur agjentin tatimor, i cili mbetet i dyshuari i vetëm për kryerjen e vrasjes.
Ndërsa debati ka qenë për çështje pagese, ende nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje.
Policia tha se vazhdon hetimet për gjetjen e autorit, ndërkohë që ka ngritur postblloqe në qytet për gjetjen e agjentit privat tatimor, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
28 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Lushnjë, konflikt me armë në tregun e fruta-perimeve, polici privat vret tregtarin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email