Kembimi valutor leku humbet pike ndaj euros

Shume vende te eurozones vazhdojne qe te jene ne krize dhe si rezultat kjo reflektohet edhe ne kursin e kembimit valutor. Ne kursin e kembimit valutor shqiptar nje euro eshte shkembyer sot me 137 leke. Ikja e emigranteve mesa duket po jep efektet e para duke ndikuar ne shvleresimin e lekut shqiptar. Nderkohe qe ajo qe vlen te permendet eshte edhe fakti se edhe dollari amerikan qe prej disa kohesh fitoi pike kundrejt lekut tashme po ndodh e kunderta dhe dollari ka humur disa pike. Dollari shkembehej sot ne kursin e kembimit valutor me rreth 105 leke dhe tendencat kane qene drejt shvleresimit qe prej disa javesh. Sipas specialisteve kja ka ardhur edhe si rezultat i faktit qe Amerika vazhdon qe te kete probleme mjaft te renda ekonomike qe kane cuar edhe ne shvleresimin e monedhes se tyre ne bote. E njejta gje qe ndodhi edhe me euron e cila me renien e eurozones ne krize pesoi shvleresime te konsiderueshme. Megjithate duke iu referuar deklaratave te fundit te kreut te BE-se dhe guvernatorit te bankes qendrore Europiane Trische ekonomia e vendeve te Europes pritet qe te kete rritje. Ne kete menyre jane dhene edhe efektet e para qe jane edhe stabilizimi dhe forcimi i euros kundrejt monedhave te tjera efekt ky qe po ndjehet edhe ne vendin tone. Duke iu referuar perseri specialisteve pavaresisht se prurjet e emigranteve kete vit nuk ishin te medha ato dhane ndikimin e tyre ne shvleresimin e euros kundrejt monedhes por pritet qe kjo situate te mos vazhdoje edhe per shume duke qene se periudha e dimrit gjithmone nuk ka prurje te emigranteve dhe kjo ndikon vleresimin e euros ne vendin tone. Keshtu pritet qe ne muajt ne vazhdim euro te vazhdoje qe te fitoje pike kundrejt monedhes tone vendase.