Pirro Andoni Ne vitin 86 me urdheruan te rrembeja ne Argjentine dokumentin sekret te CIA-s

Historia e Ambasadorit tone ne Argjentine kur mesoi per ekzistencen e dokumentit sekret te CIA-s qe fliste per Shqiperine. Peripecite qe kaloi pas urdhrit te Tiranes komuniste per ta grabitur dhe ankthi i Ramiz Alise deri sa e mori ne dore
HYRJE
Ka qene mesi i vitit 1986 kur kishte vetem 5 vjet qe ishte vetevrare kryeministri i hekurt i Shqiperise Mehmet Shehu i cili menjehere ishte shpallur nga vete Enver Hoxha armik i Partise dhe i popullit si agjenti i disa shteteve. Ne ate periudhe te aludimeve dhe mosbesimit per vertetesine e akuzes ndaj ishndashkryeministrit ka zbritur ne Rinas vete ambasadori i jashtezakonshem dhe fuqiplote i Shqiperise ne Argjentine Pirro Andoni. Sa ka bere nje takim te shpejte me femijet qe e prisnin ne Rinas ambasadori eshte larguar urgjent me canten diplomatike qe e shtrengonte fort ne dore per ne zyren e ministrit te Jashtem te Shqiperise te atyre viteve Reiz Malile i cili po e priste me padurim dhe me deren e zyres hapur. Nga canta diplomatike qe mbahej me kujdesin me te madh nga Andoni u nxor dokumenti teper sekret dhe i pritur me aq padurim nga ministri i Jashtem. Ai dokument qe kishte ne koken e tij logon zyrtare te Shteteve te Bashkuara te Amerikes madje dhe numrin e regjistrimit ne regjistrat e rendesise se vecante te atij shteti ishte marre pas nje odiseje te gjate nga arkivat me sekrete te ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Argjentine. Ajo shkrese zbardhte per here te pare me fakte te verteten e padiskutueshme te venies se ish- kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu ne sherbim te CIA-s amerikane e cila synonte permbysjen e sistemit komunist ne Shqiperi. Pas ketij veprimi i cili ka mbetur deri tashme enigme u shuan shume hamendesi dhe thashethemnaja ngritur rreth se vertetes mbi ish-kryeministrin e vetevrare. Redaksia e gazetes sone ka bere te mundur botimin e permbajtjes se plote te faksimiles se kesaj shkrese e cila tashme ndodhet ne arkivat sekrete te Ministrise sone te Jashtme. Sot kur kane kaluar plot 25 vjet qe ai plan sekret ka mberritur ne Shqiperi ish- ambasadori yne ne Argjentine Pirro Andoni i cili beri te mundur rrembimin tregon per here te pare te verteten e marrjes se tij nga arkivat amerikane. Si u njoh ai me te verteten e ekzistences se nje shkrese te tille ne arkivin sekret te ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Argjentine. Lidhja qe beri me shtetasin argjentinas qe konsiderohej mik i Shqiperise dhe si e angazhoi ate ne detyren e sofistikuar per te shtene ne dore dokumentin e fshehte. Njoftimet me kodet teper sekrete qe beri ai me autoritetet me te larta te Shqiperise dhe urdhrat e vazhdueshem qe merrte prej tyre gjate kryerjes se operacionit te vecante. Menyra si arriti te merrte gjithe permbajtjen e letres sekrete dhe sinjali urgjent qe i dergoi Tiranes per te verteten e zbuluar befasisht. Urdhri i Reiz Maliles per te mundesuar marrjen e letres se plote dhe porosite e vecanta te tij per te pasur vemendjen ne logon amerikane ne krye te shkreses sekrete te perpiluar nga CIA si dhe shume hollesi te reja me teper interes per ngjarjen misterioze do ti lexoni pikerisht ne intervisten e meposhtme te vete zotit Pirro Andoni
Zoti Pirro eshte e vertete se ju keni sjelle nje nga dokumentet me sekrete te CIA-s per sa i perket nderhyrjes se saj ne Shqiperi
Ka qene viti 1886 kur une si kisha dy vjet ne detyren e ambasadorit te jashtezakonshem dhe fuqiplote ne Argjentine mesova per ekzistencen e nje materiali me karakter teper sekret per punet e CIA-s dhe qe ishte nderkohe me teper rendesi per ceshtjet e brendshme te vendit tone. Kete dokument pas shume peripecish dhe sforcimesh arritem ta shtinim ne dore sipas urdhrit qe kishim marre nga zyrtaret me te larte te Shqiperise se atyre viteve. Pastaj nen nje konspiracion te jashtezakonshem e mora shkresen e shkruar ne spanjisht dhe si e perktheva duke punuar vete me makinen e shkrimit qe kisha ne tavolinen e zyres e vendosa ne valixhen diplomatike. Pastaj sipas urdhrit e solla dorazi madje vete deri ne Tirane ku e lashe ne doren e ish-ministrit te Jashtem te Shqiperise se atehershme Reiz Maliles. Ne fillim u pa me dyshim vertetesia e saj por pas dy ditesh qe sic duket i jane dashur udheheqjes per balancim faktesh une u thirra nga autoritetet me te larta dhe u falenderova me fjalet dhe respektin me te madh per sherbimin qe i kisha kryer atdheut. Megjithese per ta arritur kete gje nuk ishte dhe aq shume kontributi im direkt sesa ai i miqve tane ne Argjentine ku une kryeja detyren e larte diplomatike te cilet e kishin treguar jo vetem me fjale se ishin miq te Shqiperise.
Kur e moret detyren diplomatike ne Argjentine
Ne 15 korrik te vitit 1984 une arrita ne Argjentine per te ushtruar aty detyren e ambasadorit te jashtezakonshem dhe fuqiplote te shtetit tim. Dy dite me pas pikerisht ne 17 korrik paraqita letrat kredenciale prane Presidentit te Republikes se Argjentines pas se ciles mora fuqine diplomatike qe e dorezova vetem ne vitin 1991.
Pra ate detyre e mbajtet shtate vjet
Po madje mbaj mend se pas perfundimit te mandatit diplomatik ne vitin 1991 ka qene saktesisht data 21 prill kur une shkova ne zyren e Presidentit te Republikes Karlos Sul Menem per ti dhene doren e lamtumires. Atehere ne Shqiperi kishte filluar nje lume revoltash dhe shkaterrimesh si rezultat i momentit kritik te kapercimit te sistemit politik e shoqeror ne vend. Ketu gjej rastin te them se presidenti Menem te cilit une po i jepja lamtumiren kishte ne ate post plot dy legjislatura dhe kishte qene i njohur dhe mik per ne shqiptaret para se te merrte detyren e kreut te shtetit te tij. Kjo kishte ardhur nepermjet nje shqiptari qe ishte emigrant ne ate shtet dhe qe e kishte emrin Lararo Koci i cili e kishte pasur presidentin mik te hershem. Ne ato momente kur do ti jepja doren e lamtumires presidenti me propozoi te qendroja ne Argjentine per shkak te trazirave qe kishin perfshire vendin tone te cilat po ndiqeshin me interes te madh edhe nga shikuesit e atjeshem. Madje miku yne president me garantoi mbeshtetjen e tij per familjen time ne rast se do te qendronim.
Pse nuk qendruat kur e dinit qe aty do te benit absolutisht nje jete te kenaqshme ekonomikisht
E vertete eshte ajo qe thoni ju po te kesh parasysh se si dhe nga kush mu be propozimi per te ndenjur me familjen time aty. Por do tju thosha qe nuk te del keshtu llogaria po te analizosh nje veprim te tille ne kushtet dhe mendesine e atehershme. Te rrije ne menyre te tille ne nje shtet ku kishe sherbyer si diplomat ne e kishim per logjiken tone krejt te pamundur pasi e konsideronim nje fyerje te madhe per shtetin qe na kishte besuar detyra te tilla i cili nuk na kishte borxh qe ti shkaktonim skandale. Po ta analizoje me logjiken e mevonshme ashtu sic ju thashe ai veprim do te dukej normal.
Le te kthehemi ne fillim te subjektit tone. Si vijoi puna juaj derisa rate ne gjurmet e shkreses sekrete te CIA-s e cila kishte objekt Shqiperine
Sa fillova punen me vjen ne ambasade nje shtetas argjentinas per te cilin mesova nga shoket e punes se ishte nje mik i sinqerte i Shqiperise. Ai ishte nje tregtar i suksesshem por qe kishte nje respekt te vecante per vendin tone. Per kete edhe para se une te merrja detyren e ambasadorit ai kishte shkuar rregullisht ne ambasaden tone dhe kishte krijuar prej kohesh nje shoqeri teper te afert dhe konfidenciale me te gjithe punonjesit. Jo vetem kaq por ai kishte ndihmuar qe ambasada jone te krijonte lidhje me qarqe te ndryshme tregtaresh argjentinas per interesa te shtetit tone. Kur mora informacionin e nevojshem per te nuk e bera te gjate por e prita menjehere. Emrin e kishte Gerardo Farrani. Me kalimin e kohes edhe une u lidha shume me kete person i cili me te vertete ashtu sic me kishin folur ishte njeri teper pozitiv dhe nje mik i vertete i Shqiperise.
Si shpjegohet qe ai argjentinas ishte i apasionuar kaq shume me vendin tone te vogel madje dhe shume larg vendit te tyre
Argjentinasi Gerardo Farrani i cili me vone do te behej emri me i njohur ne zyrat e administrates se larte te Tiranes per aktin qe kreu dhe per besnikerine qe tregonte vazhdimisht per vendin tone qe ne vitet 50 ishte njohur me shqiptaret qe kishin emigruar ne vendin e tij. Nga ata kishte krijuar nje vizion per Shqiperine dhe traditat tona. Pastaj duke u shoqeruar vazhdimisht me ta dhe me punonjes te ambasades sone kishte krijuar nje vleresim dhe nje simpati te madhe per sistemin politik qe ishte te ne. Kete per faktin sic thoshte edhe vete se e cmonte shume pavaresine politike te shtetit nga aleancat dhe nga shtetet padrone.
Pse edhe emigrantet e vleresonin sistemin komunist qe kishte nen kontroll Shqiperine
Emigrantet per te cilet po flasim ishin emigrante politike te ikur qe nga koha e Zogut per tu shpetuar ndeshkimeve te tij keshtu qe vetvetiu per kedo qe do te ishte kunder Zogut ata do te krijonin simpati aq me shume qe ambasadat atehere merreshin edhe me shperndarje materialesh propagandistike apo duke bere gojarisht ne menyre teper intensive nje pune te tille. Keshtu qe ne ate kohe jo vete Farrani por edhe shume argjentinas te tjere kishin krijuar simpati per vendin tone aq sa ne vitin 1985 kishin krijuar edhe shoqaten e miqesise Argjentine- Shqiperi. Ne kete shoqate pikerisht Gerardo Farrani ishte zgjedhur kryetar. Pas kesaj ai njihej zyrtarisht si mik i Shqiperise. Puna e tij prej tregtari te suksesshem bente qe ai te ishte nje pjesemarres i rregullt ne seminare apo ne mbledhje te ndryshme biznesi ne te cilat merrnin pjese edhe shume diplomate te huaj kryesisht punonjes te ambasadave te akredituara ne ate vend. Pas marrjes se pozicionit shoqeror te kryetarit te shoqates se miqesise me vendin tone Gerardo filloi te behej i njohur me shume edhe ne qarqe te ndryshme shoqerore madje edhe diplomatike. Pikerisht ne njeren prej diteve te vitit 1986 kur kisha dy vjet me detyren diplomatike ne ate vend dhe qe gjate kesaj kohe isha njohur shume jo vetem me Farranin por edhe me shume miq te vertete te vendit tone mesoj nga ai per letren teper sekrete te ndodhur ne ambasaden e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ku bente fjale per planin e CIA-s per te permbysur regjimin e Enver Hoxhes ne Shqiperi.
Ne cmenyre e mesuat dhe cfare moret vesh ne momentet e para
Sic te thashe kur e mora vesh nje gje te tille ka qene viti 1986. Une kisha dy vjet ne detyren e ambasadorit ne ate vend dhe nderkohe ish-kryeministri Mehmet Shehu kishte plot pese vjet i vetevrare. Mbaj mend qe deri ne ato momente jo vetem nga autoritete te larta te vendit tone por edhe nga lidere te partive komuniste te shume vendeve kishte aludime per te verteten e akuzes per Mehmet Shehun qe ishte agjent i sherbimeve te huaja. Ka qene nje dite kur sa kishte afruar muzgu. Mesoj se me kerkon Farrani per nje takim teper urgjent. Nuk kisha ndermend ta prisja ne ate ore te papershtatshme ne qofte se nuk do te me kishte treguar se kishte nje problem urgjent dhe qe duhej ta bisedonte vetem me mua madje menjehere. Lame piken e takimit ne nje nga kafet e qytetit dhe shkova menjehere. Sa u takuam duke mos pritur as per te bere dhe pershendetjet e para ai me tregon se kishte qene ne nje bisede intime me nje punonjes te ambasades amerikane. Une ca me te qeshur dhe ca me te vertete i thashe se si kishte mundesi qe Miku i Shqiperise behej mik dhe me shtetas te shtetit qe konsiderohej Armik i Shqiperise. Ai nuk e beri te gjate dhe me tha se nuk kishte pasur ndonje deshire qe te takohej me punonjesin e ambasades amerikane po te mos e kishte ndaluar ai vete i pari. Konkretisht i nxitur nga nje padurim dhe nje kuriozitet i madh madje pa vene re se cfare po i thoja une me thote Me ndali nje punonjes i ambasades amerikane teksa ishim ne nje takim biznesi dhe me pyeti se cfare me lidhte aq shume me ju shqiptaret. I thashe se asgje tjeter pervecse ceshtjeve te mia te biznesit. Pas kesaj me thote lsquoNe ambasaden tone eshte nje material teper sekret i perpiluar nga CIA-a i cili flet per nje plan operacional te shkalles me te fshehte dhe qe ne te eshte perfshire edhe nje nga udheheqesit me te medhenj te Shqiperise. Ne qofte se deshiron te njihesh me kete gje per kuriozitet mund te te ndihmoj. Kjo eshte e gjitha nuk di si te veproj si mendoni juve se duhet te bejme A ju intereson si shtet te njiheni me kete gje
Si reaguat ne nje situate te tille kur papritur po mesonit nje informacion te tille
Mua menjehere me shkoi mendja se flitej per Mehmet Shehun per te cilin ishte e njohur tashme akuza per te se ai kishte qene agjent madje jo i nje por i disa agjenturave dhe per kete ishte shpallur armik. Por ne nje rast te tille kur ekzistonte konkretisht nje dokument real dhe aq me shume qe ishte ne ambasaden e shtetit ku une sherbeja me erdhi fare e papritur dhe te them te drejten u shokova per disa caste por qe nuk e dhashe veten. E pyeta Farranin se cfare pune bente ne ambasaden e shtetit te tij amerikani qe po servirte nje lajm te tille. Pergjigjja e tij ishte se ai punonte pikerisht ne arkivin e ambasades madje me tha dhe emrin e mbiemrin por qe mua me kujtohet vetem emri i tij qe quhej Mendes. Mbiemrin nuk e mbaj mend.
Cfare bete ne kete rast
Une si mora nje informacion te tille sipas detyres sime ligjore dhe te padiskutueshme si per cdo veprim qe lidhej me probleme sekrete aq me shume kur ne to perfliteshin emra te shtetareve te larte njoftova menjehere Ministrine tone te Jashtme madje vete ministrin Reiz Malile te cilit i bera te ditur informacionin e marre.
Nuk kishit te drejte te vepronit me iniciative per te zbuluar gjithcka para se te njoftonit Tiranen
Jua shpjegova pak me lart se ishin rregulla teper strikte dhe me pergjegjesi te madhe qe ne te tilla raste kur flitej per materiale te rendesive te ketilla duhej te njoftoje me patjeter Tiranen. Pra une nuk kisha te drejte te beja zbulime te tilla te kesaj natyre dhe qe lidheshin jashte profilit te detyres sime diplomatike pa marre aprovim per cdo veprim. Pra une pyeta nese duhej te interesohesha apo jo.
Cfare pergjigje moret pas informacionit qe dhate
Po me te njejtin konspiracion ministri Malile qe kuptohej se ishte konsultuar dhe me udheheqjen me te larte te shtetit me thote qe te mundohesha te merrja informacionin e plote me nje kusht qe ne themel te tij te ishte e verteta e padiskutueshme. Keshtu qe sipas detyres se marre une e therrita Farranin serish dhe i dhashe porosi qe te bente shume kujdes por qe duhej me patjeter te sillte tere informacionin e materialit. Qe nga ky moment kishte filluar operacioni yne i fshehte per te marre ate informacion teper sekret qe lidhej per vendin tone. Per kete gje ishte ne dijeni tashme edhe drejtimi me i larte i shtetit te atehershem te cilet nuk mund te diskutohet se e prisnin me padurim te jashtezakonshem. Miku yne argjentinas Gerardo Farrani tashme me mision te miratuar nga Tirana madje edhe nga vete sigurimi i fshehte shqiptar u takua serish me shokun e tij amerikan me emrin Mendes me te cilin tashme e kishte shtuar disi shoqerine madje kishte pire edhe ndonje kafe. Ai sipas instruktimit qe i kishim bere ne pasi e kishte mbajtur nje kohe teper te gjate ne shoqerine e tij si rastesisht i kishte kerkuar edhe nje here ti tregonte per ate rastin e shkreses sekrete per ceshtjen shqiptare se nuk ia merrte mendja qe ne CIA te perzihej edhe nje udheheqes i larte komunist i atij shteti. Pasi kishte filluar Mendesi ti shpjegonte rreth temes dhe permbajtjes se letres pyetjet nga ana e Farranit per hollesi te metejshme u shtuan ne menyre te qellimshme derisa mesoi te gjithe sa thuhej aty. Pas kesaj sipas planit tone sekret ai erdhi serish te une per te me sjelle ate cka kishte mesuar.
Pse Enver Hoxha e beri Pirro Andonin ambasador ne ArgjentinePara se te emerohej ambasador i Shqiperise ne shtetin e larget te Argjentines Pirro Andoni ka qene ne detyren e shefit te sektorit te jashtem te Institutit te Marredhenieve Nderkombetare i cili ishte ne perberje te aparatit te Ministrise se Jashtme. Drejtor i ketij instituti ne ato vite ka qene pikerisht Sofokli Lazri zyra e te cilit ishte ne seline e Komitetit Qendror te Partise se Punes. Ne institut ai kishte shkuar ne vitin 1979 bashke me shume kuadro te tjere si njohes i mire i politikes se vendeve ne zhvillim si atyre te Afrikes Amerikes Latine etj. Deri ne ate vit Pirro Andoni kishte qene per 15 vjet ne sektorin e jashtem te Radio Tiranes. Atje si njohes i shkelqyer i gjuhes spanjolle kishte mundesuar berjen e qindra e qindra artikujve dhe komenteve ne lidhje me shume vende te Perendimit te cilat udheheqja e atehershme i degjonte ne radio ose i lexonte neper faqet e gazetave apo dhe ne buletinet e posacem qe dilnin cdo muaj. Nderkohe qe gjate 5 vjeteve qe sherbeu ne institutin me te rendesishem politik te shtetit ku punonte se bashku me Muhamet Kapllanin Pirro Andoni i pasuroi shume njohurite e tij ne lidhje me ceshtjet nderkombetare sidomos per vendet e Perendimit. Per sa me siper pas nje pune te gjate studimore ai arriti te bente nje liber analitik me karakter diplomatik qe ia kushtonte ceshtjes me aktuale me karakter nderkombetar te asaj kohe dhe pikerisht konfliktit te armatosur qe kishte shperthyer mes Anglise dhe Argjentines per ceshtjen e ishujve Malvine te ndodhura ne jug te Argjentines. Ne kete liber ai u jepte te drejte argjentinasve per vendosjen e kontrollit ne ishull duke aluduar se kishte ikur koha e mbajtjes se zonave koloniale. Nje sasi librash te ketille i mori ambasada jone ne Argjentine te cilat i perktheu dhe ua nisi te gjitha institucioneve zyrtare te shtetit te atjeshem te cilat kishin shume nevoje per mbeshtetje nga jashte. Por ne te njejten kohe Shqiperia po perdorte edhe forma per te perfituar kredo politike. Deri ne ate periudhe nuk kishte shkruar ndonje i huaj nje liber te posacem per ceshtjen ne fjale gje per te cilen Argjentina zyrtare kishte shume nevoje keshtu qe libri i analistit nga Tirana ishte i pari deri ne ato momente. Ndaj te shkruarit e nje libri te tille nga nje shtetas i huaj i nje shteti te larget dhe te vogel sic ishte Shqiperia beri pershtypje te madhe ne Argjentine. Detyrimisht atij iu be nje jehone e jashtezakonshme ne ate vend. Kete vleresim qe i behej nga qarqet e atjeshme zyrtare udheheqja jone komuniste e mesonte nepermjet informacionit qe i vinte nga burimet e saj diplomatike. Ne keto momente per te ndikuar disi ne forcimin e marredhenieve ndermjet dy shteteve Enver Hoxha propozoi qe pikerisht autori i atij libri qe tashme ishte bere i famshem te shkonte ambasador ne Argjentine. Keshtu ne korrik te vitit 1984 Pirro Andoni emerohet ambasador i jashtezakonshem dhe fuqiplote i Shqiperise ne Argjentine detyre te cilen ai e kreu deri ne vitin 1991. Pas kthimit nga Argjentina jeta e Pirro Andonit eshte e ngjeshur mes puneve voluminoze per perkthimin e shume librave artikujve dhe emisioneve ne te cilat vazhdon te punoje dhe aktualisht madje me intensitet te madh.
Vijon Neser