Sistemimet dhe riparimet e fundit nëpër shkolla, Kushi: Çdo gjë gati për vitin e ri shkollor

Vijon pa ndërprerje puna nëpër shkolla që çdo gjë të jetë gati më 1 shtator për nxënësit dhe mësuesit. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi publikoi në rrjetet sociale disa foto nga punimet për sistemimet dhe riparimet e fundit nëpër shkolla në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më 1 shtator për nxënësit e mësuesit. Ministrja Kushi falënderoi të gjithë punonjësit që angazhohen për të sjellë ambiente shkollore më të sigurta, më të rregullta dhe më të pastra. “Faleminderit të gjithë punonjësve që angazhohen për të na sjellë ambiente shkollore më të sigurta, më të rregullta dhe më të pastra”, u shpreh ministrja Kushi.